BallinaLajmeOKB-ja i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë aksesin...

OKB-ja i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë aksesin në internet

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Kombet e Bashkuara dënuan sot dhunën e përdorur nga forcat iraniane të sigurisë kundër protestuesve paqësorë dhe u bënë thirrje autoriteteve të rivendosnin shërbimet e internetit dhe telefonisë.

“Vrasja e demonstruesve paqësorë duhet të ndalet dhe etiketimi i protestuesve si ‘terroristë’ për të justifikuar dhunën kundër tyre është i papranueshëm”, tha në një deklaratë komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk.

“Njerëzit kanë të drejtën që kërkesat e tyre të dëgjohen”, shtoi ai.

“Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet për qindra vdekje dhe mijëra arrestime pasi nuk ka akses në Iran”, sipas një zëdhënësi.

Zyra është e shqetësuar për atë që do të ndodhë me të arrestuarit.

“Të paktën 12 protestues u ekzekutuan pas protestave në vitin 2022”, tha zëdhënësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz