Oferta e re nga VV, flet Lutfi Haziri

Në disa media është raportuar se Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re LDK-së për arritjen e marrëveshjes për qeverisje, pas asaj që ndodhi në seancës konstituive në Kuvend.
Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.
Por, këtë gjë e ka hedhur poshtë nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se që nga vendimi i njëanëshëm i VV-së në Kuvend nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga ta.

Lexo edheKy është i riu nga Malisheva që vdiq nga një përleshje me thika, jepen detaje për dorasin
“Nuk ka asgjë të re në atë drejtim, jashtë vendimit të njëanshëm nga ana VV’së për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk ka tjetër angazhim”, tha Haziri.
Kujtojmë që dy parnterët të cilët tentuan të arrinin marrëveshje për formimin e Qeverisë, por dështuan në seancën konstituive, ku VV’ja propozoi kryetarin e Kuvendit Galuk Konjufca dhe i cili u zgjodhë edhe me vota të LDK’së, ku kjo e fundit u kishte premuar VV’së se do t’ia votonte Qeverinë.














