back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeOda Amerikane kërkon heqjen e taksës, ia kujton Kurtit investimet e SHBA-ve...

Oda Amerikane kërkon heqjen e taksës, ia kujton Kurtit investimet e SHBA-ve në Kosovës

Të ngjajshme

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...

Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave...

Dafina e bën zemrën “guri”, gati zbulon portretin e djalit të saj (Foto)

Interpretuesja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka ndarë me...

Edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me taksën që Qeveria i ka vendosur mallrave që vijnë nga serbia.

Përmes një komunikate për media Oda Amerikane ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, saktësisht me vendimin për taksën, duke kërkuar nga qeveria heqjen e kësaj mase, raporton Gazeta Express.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskursin e ditëve të fundit rreth tarifës që Republika e Kosovës i ka vendosur dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. Barrierat tarifore që shtetet e këtij rajoni i vendosin njëra tjetrës, pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, e rrjedhimisht ngadalsojnë avancimin e rrugëtimit të tyre euro-atlantik. Në këtë aspekt shfuqizimi pa kushte i vendimit për tarifën në përputhje me kërkesën e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane, si dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është i një rëndësie imperative, si dhe dëshmi e përkushtimit për marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në komunikatë.

Tutje, nga Oda Amerikane iu kanë rikujtuar institucioneve në vend, për rolin e Shteteve të Bashkuara në lirinë, pavarësinë dhe formimin e Shtetit të Kosovës, përmes investimeve të vazhdueshme për fuqizimin e ekonomisë, drejtësisë, qeverisjes demokratike dhe mbrojtjes e sigurisë.

“Një numër i kompanive amerikane kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik të vendit në sektorë si ndërtimtaria dhe patundshmëria, energjia, shëndetësia, dhe teknologjia e informacionit. Në anën tjetër, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ofron Kosovës mbështetje direkte përmes Agjencisë së saj për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si dhe Fondacionit të Sfidave të Mijëvjeqarit (MCC), ndërsa prodhuesit nga Kosova kanë mundësinë të eksportojnë mbi 3,500 produkte pa doganë në Shtetet e Bashkuara përmes Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave (GSP). Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuesi më i madh në forcat e KFOR-it, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe liri për qytetarët e Kosovës, e që rrjedhimisht është edhe garanci e stabilitetit dhe sigurisë për investitorët e huaj. Në anën tjetër, Garda Nacionale e Ioëas vazhdon të ofrojë mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit afatgjatë, duke ndihmuar Kosovën të kontribuojë në sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal”, shkruhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz