Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej 10 eurosh që u ngarkohej qytetarëve për paraqitjen e ankesave lidhur me shkelje të ligjit dhe rendit nga persona të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Halil Thaçi, i cili njoftoi se kjo pagesë nuk do të aplikohet më duke filluar nga sot, transmeton lajmi.net.
Sipas Thaçit, vendimi është marrë me qëllim që të lehtësohet dhe të inkurajohet raportimi i shkeljeve, si dhe të forcohet rendi dhe ligji në komunë, përmes bashkëpunimit më të afërt me qytetarët.
Ai theksoi se heqja e kësaj takse synon të krijojë një ambient më të hapur dhe më të qasshëm për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë parregullsi.
Postimi i plotë:
Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10 eurosh për çdo qytetar që paraqiste një ankesë lidhur me shkelje të ligjit dhe rendit nga persona të tjerë.
Nga sot, kjo ngarkesë shfuqizohet plotësisht dhe nuk do të aplikohet më për qytetarët e Komunës së Obiliqit.
Qëllimi ynë është të inkurajojmë raportimin e shkeljeve dhe të forcojmë rendin, ligjin dhe bashkëpunimin me qytetarët./lajmi.net/