back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëObama dëshiron marrëveshje për Ukrainën, për Sirinë “nuk është optimist”

Obama dëshiron marrëveshje për Ukrainën, për Sirinë “nuk është optimist”

Të ngjajshme

Vushtrria e eliminon Vëllaznimin nga Kupa e Kosovës

Skuadra e Vushtrrisë është kualifikuar në fazën tjetër të...

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve...

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se dëshiron të arrijë marrëveshje me negociata për zgjidhje paqësore në Ukrainë, para se të largohet nga zyra në muajin janar.

Mëtutje, gjatë një konference për gazetarë mbrëmë në Peru, ku ka marrë pjesë në samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), zoti Obama e ka kritikuar rolin e Iranit dhe Rusisë në luftën civile brutale në Siri.

Presidenti amerikan tha se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për Ukrainën dhe për “nevojën që ne t’i kryejmë gjërat”.

“Kam kërkuar nga ai që t’i udhëzoj negociatorët e tij që të punojnë me ne, me Francën, Gjermaninë dhe Ukrainën, për të parë nëse ne mund ta bëjmë këtë deri në përfundim të mandatit tim”, tha Barack Obama.

Moska i ka mbështetur separatistët prorusë, që luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke u shprehur për Sirinë, Obama tha se “nuk është optimist” për të ardhmen e menjëhershme të Sirisë. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz