back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëNxënësit nga Tirana vijnë në Skenderaj për t'u regjestruar në shkollën profesionale...

Nxënësit nga Tirana vijnë në Skenderaj për t’u regjestruar në shkollën profesionale (FOTO)

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Sot kanë ardhur disa nxënës nga Tirana në Skenderaj për të shfaqur interesimin e tyre për t’u regjistruar në shkollën e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj transmeton Drenica Press.

Nxënësit tiranas thanë se jemi të befasur me kushtet që ofronte kjo shkollë e sidomos me drejtimet, pasi ata mund të jenë gati për treg të punës në vendet evropiane, kështu ata thanë se mësimet mendojmë të ndjekim nga muaji shtator i këtij viti.

Kurse, drejtori i shkollës profesionale Armend Bajraktari tha për Drenica Press se tani ka filluar të vlerësohet tej mase shkolla janë me drejtimet që i ofron. Njëra ndër arsyet e ngritjes së këtij interesimi tha është mundësia e punësimit në shtetet e evropës si në Gjermani, Norvegji, Zvicër e vende të tjera. Ai tha se nxënësit në shkollën tonë gjithçka që mësohet në teori, praktikohet edhe në praktikë, kështu njohuritë që ofrojmë ne janë shumë bazike dhe kështu nxënësit tonë me plot bindje them se janë gati për treg të punës, përfundoj Bajraktari për Drenica Press.

Ndërkaq zëdhënësi i kësaj shkolle Lavdim Uka shtoj se shfaqja e interesimit të nxënësve nga Tirana për të ardhur në shkollën tonë dhe për të ndjekur mësimet në Skenderaj është një hap suksesi i shkollës profesionale, si arsye e interesimit të nxënësve nga Tirana për shkollën profesionale Uka e lidhi edhe me vizitën e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Tiranë vitin e kaluar, ku nxënësit e kësaj shkolle lanë mbresa të jashtëzakonshme në Shqipëri me njohuritë që treguan në praktimin e punëve në drejtimet e ndërtimatrisë, arkitekturës, elektro dhe ngrohje.

Në fund zëdhënësi Lavdim Uka tha se nxënësit nga Tirana pritët që të vijnë në fillim të vitit të ri akademik në shtator, ku do të vijojnë mësimet në shkollën tonë./drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz