Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeNusja e familjes së presidentit e pranon: Vellon ia besova një dizajneri...

Nusja e familjes së presidentit e pranon: Vellon ia besova një dizajneri serb

Të ngjajshme

OBSH-ja thotë se rezidenca e stafit në Gaza iu sulmua

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rezidenca e stafit...

Sot në Kosovë u regjistrua temperatura 41°C, pritet të arrijë 42°C

Temperaturat në Kosovë arritën nivele ekstreme sot, me 41°C...

Guardiola sznon transferimin e yllit të mbrojtjes së Barcelonës

Barcelona ka arritur të mbajë shumicën e yjeve të...

Guardiola sznon transferimin e yllit të mbrojtjes së Barcelonës

Barcelona ka arritur të mbajë shumicën e yjeve të...

Edona Ahmeti, nusja e djalit të vëllait të presidentit Hashim Thaçi, javën e kaluar i ka dhënë fund beqarisë. E në natën e saj të martesës ajo ka zgjedhur që dy fustanet e nusërisë t’i blejnë nga kompania e një kreatori serb.

Mihano Momosa është marka e dy vellove që nusja e familjes Thaçi i ka veshur në natën e dasmës se saj. Ajo gjatë postimeve në rrjetet sociale të fotove nga dasma e saj, vetë e ka cekur se kush është kreatori i vellove të saj, shkruan Reporteri.net.

E pas raportimeve të Reporteri.net lidhur me markën e vellos së nuses, ka reaguar vetë Edona Ahmeti, e cila e ka pranuar se e bleu nga dizajneri serb.

Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo për Gazetën Blic.

Sidoqoftë, Edona Ahmeti është martuar të shtunën e para dy javës me Kushtrim Thaçin. Ky i fundit është djali i Gani Thaçit, vëllait të presidentit.

Ndryshe, Edona Ahmeti, nuse e familjes së presidentit, është personazh i njohur për opinionin publik edhe më herët. Ajo para tri vitesh ishte emëruar Drejtoreshë e Kartonit të Gjelbër nga Këshilli Administrativ i Byros Kosovare të Sigurimeve, por pas raportimit të mediave kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Emërimi i saj në atë kohë ishte bërë dy muaj pasi vjehrri i saj, Gani Thaçi ishte emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së.

- Advertisement -

Të Fundit