back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNushi: Shkaku i Kurtit, shumë aktivistë janë larguar nga LVV

Nushi: Shkaku i Kurtit, shumë aktivistë janë larguar nga LVV

Të ngjajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Violetë Kukaj bëhet gati për dimër, përgatit turshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, ka ndarë me...

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

Nol Nushi ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se shkaku i tij janë larguar shumë aktivistë nga LVV – shkruan Periskopi.

Në një konferencë për media, ai tha se aktivistët e pakënaqur po largohen nga LVV, pasi kanë refuzuar të nënshtrohen ndaj Kurtit.

“Vitin e fundit, programi dhe ideja u njëjtësuan me individin. U tha se Albini është ‘baba’, e se ai është mbi Lëvizjen. Për një kohë të gjatë besuam se mosmarrëveshjet nuk ishin  me dashakeqësi. Por, Kurti ishte katalizator i largimit të këtyre aktivistëve të VV’së. Sot këtu janë aktivistë që kanë kontribut të madh në LVV. Shpërfillja e arroganca që tregoi Albini ndaj tyre, tregoi se ai nuk brengoset për Organizatën, por për vetën e tij. Në kushte të tilla, funksionimi i Organizatës është i pamundur. Po largohemi nga Lëvizja shumë krenarë. Jemi refuzuar që të nënshtrohemi ndaj Kurtit apo kujtdo”, tha Nushi.

Tutje ai tha se vazhdojnë të besojnë në ide progresive dhe se do të vazhdojnë aktivitetin politik.

“Ne besojmë në ide progresive, andaj do ta vazhdojmë aktivitetin. Unë refuzoj me quajt mashtrim e keqpërdorim, sepse e vërteta e një organizate jemi ne që po largohemi. Nuk jemi pishman për kontributin tonë, por nuk i shkojmë pas askujt, por ideve. Si të pakënaqur po largohemi. Në vend të bashkimit në ide, janë bashkuar në një individ”, tha tutje ai

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz