back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNuk ndalen rrahjet në LDK: Me karriga dhe grushte përleshen tani në...

Nuk ndalen rrahjet në LDK: Me karriga dhe grushte përleshen tani në Prishtinë

Të ngjajshme

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...
- Advertisement -

Po vazhdon rrahjet në LDK. Sot delegatët e Kuvendit zgjedhor të LDK-së në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër ndërmjet vete, transmeton Gazeta Metro.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

KosovaPress ka shkruar gjatë ditës se bëhet fjalë për anëtarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.G, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Sipas burimeve, anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz