BallinaLajme“NUK MUND T’I BESOSH HASHIM THAÇIT, AI AS NUMRIN E TELEFONIT NUK...

“NUK MUND T’I BESOSH HASHIM THAÇIT, AI AS NUMRIN E TELEFONIT NUK TA JEP”

Të ngjajshme

Sulmoi prindin, arrestohet djali në Gjakovë

Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi...

Prishtinë: Dy këmbësorë të lënduar dhe dy persona të arrestuar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Prishtinë, ku dy...

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Arbën Xhaferi, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë së politikës shqiptare në Maqedoni, kishte lidhur miqësi me Hashim Thaçin gjatë kohës së luftës në Kosovë, por miqësia e Xhaferit me Thaçin dhe të tjerët nuk do të zgjaste shumë.

Në pjesën e dytë të dokumentarit  Zona Express që është fokusuar në aktivitetin politik të Arbën Xhaferit në Maqedoni, përfshirjen e tij në Luftën e Kosovës, në atë të vitit 2001 në Maqedoni dhe në momentet e fundit të jetës së tij, tregohet një detaj interesant.

Aty tregohet sesi Arbën Xhaferi kishte thënë për Hashim Thaçin se është person që nuk mund të krijosh miqësi me të.

“Nuk mund t’i besosh Hashim Thaçit, ai as numrin e telefonit nuk ta jep”, citohet të ketë thënë Xhaferi.

Fill pas luftës, Xhaferi ishte shumë i afërt me liderët e rinj të UÇK-së, shpesh duke iu dhënë këshilla ose duke iu aranzhuar takime me zyrtarë të ndryshëm.

Kur Millosheviqi ishte dorëzuar, Xhaferi ishte futur bashkë me Hashim Thaçin në Kosovë me një helikopter të NATO-s. Ata kishin zbritur në Shtabin e UÇK-së në malet e Drenicës për të negociuar çarmatosjen e shqiptarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz