back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajme“Nuk mjafton kërkimfalja, s’është i pari prej VV-së që ka çështje të...

“Nuk mjafton kërkimfalja, s’është i pari prej VV-së që ka çështje të tilla kundër UÇK-së” – Përfaqësues të AAK-së dhe PDK-së kërkojnë hetim te thellë për Bashën

Të ngjajshme

Deklaratat dhe angazhimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, rreth periudhës së luftës dhe UÇK-së, kanë nxitur reagime të ashpra nga përfaqësues të AAK-së dhe PDK-së, të cilët kërkojnë që ndaj tij të ndërmerren masa ligjore dhe të përfshihet prokuroria në hetim.

Time Kadrija nga AAK dhe Xhavit Haliti nga PDK kanë komentuar për Lajmi.net kërkimfaljen e kryeparlamentarit Dimal Basha në lidhje me shkrimin e vitit 2012 kundër UÇK-së.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që nga radhët e VV-së dalin figura me qëndrime të diskutueshme ndaj UÇK-së.

“Nuk ashte i pari prej LVV që ka çështje të tilla kundër UÇK-së. Nuk mjafton as një kërkimfalje. Për gjëra të tilla ish dashte të merret prokuroria”,  ka deklaruar Kadrijaj.

Edhe ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kërkuar hetim të thelluar ndaj Bashës, duke e konsideruar të pamjaftueshme çdo lloj pendese publike. Ai tutje tha se Basha duhet të hetohet thellë dhe gjithanshëm.

“Basha, e ka kry veprën, për krim nuk kërkohet falje. Ajo që ju takon organeve të hetuesisë, është hulumtimi dhe marrja e dëshmive. Bashkëautorja e artikullit është një studjuese e paguar që nga viti 1997. Ajo ka qenë e angazhuar për të marrë sa më shumë informata për UÇK. Basha duhet të hetohet thellësisht dhe gjithanshëm”, ka deklaruar Haliti për Lajmi.net.

Kujtojmë se dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se nuk ka qenë në dijeni që pjesa e kapitullit që ai ka shkruar do të publikohej si pjesë e një bashkautorësie dhe e quajti këtë si një moment të pavëmendjes gjatë kohës kur ishte student.

Basha kërkoi edhe falje për siç u shpreh ai “pakujdesinë e tij”.

“Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë… Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm,” tha ai.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është kritikuar si bashkautor i një teksti në të cilin shkruhej ndër të tjera se UÇK-ja u financua nga trafikantët e drogës. Ndonëse nuk është fare i ndarë në kapituj, Basha deklaroi se pjesën ku pretendohet një gjë e tillë e ka shkruar bashkautorja Jana Arsovska./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz