Nuk ka treg/ Tonelata me mandarina po kalben, fermerët: Të ndërhyjë shteti (VIDEO)

Dhjetra tonelata më mandarinë po shkojnë dëm në zonën e Konispolit. Fermerët ankohen se mungesa e reklamës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në tregjet europianë për këtë produkt ka bërë që prodhimet e tyre të mbeten në pemë. Fermerët gjithashtu shprehen se viti që vjen mund të jetë katastrofik për shkak të shtimit të hapësirave me të mbjella dhe mungesës së tregut ndërkombëtar.
Megjithëse prodhimi i mandarinave në zonën e Bashkisë Konispol këtë vit shënoi rritje, fermerët janë më të zhgënjyer se kurrë më parë, pasi prodhimi i tyre ka mbetur dhe kalbet nëpër ara. Shkak për këtë është bërë mungesa e tregut.
Mungesa e investimeve në agropërpunimin e mandarinave të Konispolit ka bërë që tregtarët europianë të preferojnë blerjen e mandarinave nga Greqia, ndonëse mandarina e Konispolit vlerësohet shumë herë në krahasim me mandarinat e shtetit fqinj
Fermerët japin alarmin për Ministrinë e Bujqësisë, që të merren masat për vitin tjetër pasi prodhimi pritet të rritët edhe më tej e kjo do të sillte katastrofë për këtë zonë. Ata gjithashtu thonë se nuk ka një frigorifer dhe furrave për të filluar eksportin e prodhimit më herët.
Lexo edheTragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje dhe i riu që tentoi t’i shpëtojë
Agropërpunuesit e mandarinave kërkojnë mbështetjen e qeverisë për krijimin e kushteve që mandarina e kësaj zone të gjejë treg në vendet e Bashkimit Europian, pasi në të kundërt i gjithë investimi i tyre do të braktiset dhe plantacionet e mandarinave do të mbulohen nga ferrat.
Por teksa fermerët në Konispol ankohen për treg dhe për çmime të ulta e kundërta ndodh në Tiranë. Në tregjet e kryeqytetit çmimet e mandarinave janë më të larta se normalja. Prej ditësh Report Tv ka denoncuar skandalin që ndodh me Tregun Agro Ushqimor të Tiranës, ku tregtarët detyrohen që të rrisin çmimin e produkteve për shkak të tarifave të larta që ky treg u vendos për qiranë dhe faturat e energjisë dhe të ujit.














