Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në Mitrovicë, saktësisht përballë stacionit të autobusëve në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ndërsa ky i fundit ka pësuar lëndime, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana e cila ka thënë se biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin për çka edhe ka shkaktuar aksidentin.
Lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar për në shtëpi.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18;30, në rrugën Mbretëresha Teutë, tek semaforët përballë Stacionit të autobusëve mes një veture dhe një biçklisiti. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforëve dhe si pasojë është ndeshur me një veturë. Në këtë aksident lëndime të lehta ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/