BallinaLajmeNjofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Njofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Të ngjajshme

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e njëkohësisht e...

Këtë të diel ndërrohet ora, do të flemë një orë më pak

Këtë të diele do të bëhet ndërrimi i orës,...

Aksident mes dy veturave afër Ferizajt (Video)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin...

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se është shtyrë procesi i vendimmarrjes për dalje në treg të hapur, derisa shtoi se kjo nuk pengon konsumatorët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga 1 prilli 2026.

Sipas ZRRE-së, vendimi është shtyrë deri më 1 maj të këtij viti, dhe arsyetim i tyre është nevoja për një analizë më të thelluar.

ZRRE deklaroi se kjo shtyrje nuk pengon konsumatorët e kualifikuar për dalje në tregun e hapur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga data 1 prill 2026. Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara.

Njoftim Publik:

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në kuadër të procesit të rregullimit të tregut të energjisë elektrike, informon të gjithë konsumatorët, furnizuesit dhe palët e interesuara se është duke kryer shqyrtimin e detajuar dhe vlerësimin e kostove të ndërmarrjeve të rregulluara.

Për shkak të nevojës për analizë të thelluar dhe të plotë të të dhënave të paraqitura, procesi i vendimmarrjes është shtyrë. Si rrjedhojë, largimi i konsumatorëve nga shërbimi universal është shtyrë deri më datë 1 maj 2026.

Kjo shtyrje nuk pengon konsumatorët e kualifikuar për dalje në tregun e hapur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të dalë nga shërbimi universal që nga data 1 prill 2026. Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara.

ZRRE-ja do të vazhdojë të monitorojë procesin me kujdes dhe do të njoftojë publikun në kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz