BallinaLajmeNjoftim nga Ministria e Infrastrukturës: Kujdes në këtë rrugë, nuk po mundemi...

Njoftim nga Ministria e Infrastrukturës: Kujdes në këtë rrugë, nuk po mundemi ta pastrojmë borën

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Ministria e Infrastrukturës ka reaguar pas reshjeve të borës që janë bërë orëve të fundit. Në një njoftim për media kjo ministri ka bërë me dije se hyrja për në Prishtinës është në gjendje të keqe dhe se e kanë të pamundur të pastrojnë borën.

“Ministria e Infrastrukturës u kërkon falje të gjithë qytetarëve për pengesat e hasura në rrugën për Veternik, ku edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të ekipeve për mirëmbajtje të rrugëve, ku si pasojë e reshjeve të dendura të borës për vetëm 15 minuta është mbuluar tereni, andaj edhe nuk kemi mundur që t’u ofrojmë kushte më të volitshme për qarkullim.

U kërkojmë të gjithë ngasësve në këtë segment të rrugës, por edhe në tërë teritorin e vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes”.

Në këtë njoftim MI tregon se të gjitha ekipet e ministrisë janë në teren duke punuar që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët, madje edhe vet ministri Lekaj është duke u interesuar në teren për punët që po bëhen në mirëmbajtjen e rrugëve.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar me të gjitha ekipet e saj që janë në teren për të mundësuar qarkullim normal në tërë teritorin e vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz