BallinaLajmeNjëri nga policët e zhdukur në lumin Lepenc kishte pak kohë që...

Njëri nga policët e zhdukur në lumin Lepenc kishte pak kohë që ishte fejuar (Foto)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë pësuar aksident të rëndë mbrëmë në Kaçanik, pasi kanë rënë me veturë nga ura mbi lumin Lepenc, prej një lartësie rreth 150 metra.

Dy policët nga Kaçaniku që po kërkohen janë Malësor Dashi dhe Armend Trena, gazetametro ju sjell disa dëshmi për njërin nga policët e zhdukur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Malësor Dashi kishte pak kohë që ishte fejuar me të dashuren e tij, B.SH, më saktë në muajin gusht të vitit 2017.

Malësori i cili vjen nga qyteti i Ferizajit, ku edhe jeton, ka përfunduar studimet në Kolegjin AAB, në Prishtinë.

Metro ju sjell më poshtë dy fotot e policëve të zhdukur mbrëmë, emrat e tyre tashmë janë bërë publike nga Policia e Kosovës,  ata janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Lajmin për zhdukjen e dy policëve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Përmes telefonit, Gashi ka thënë që policët kanë qenë në një makinë të policisë dhe janë vet-aksidentuar duke rënë nga ura mbi Lepenc. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz