back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaOpinioneNjë rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Dytë: Nxjerrja në dritë e...

Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Dytë: Nxjerrja në dritë e të vërtetës së groposur nën propagandën e NATO-s

Të ngjajshme

Nga Vanessa Beeley

Beni Zeid është një qytezë që gjendet në në pjesën veriore të krahinës së Aleppos, e cila u çlirua nga Ushtria Arabe e Sirisë në korrik të këtij viti, vetëm disa javë para mbërritjes sonë në Aleppo. Përpara se të çlirohej, kjo qytesë ishte përdorur si një trampolinë për hedhjen e predhave vdekjeprurëse, “topave të ferrit” në zonat e banuara në pjesën perëndimore të Aleppos, për këtë arsye kjo ngjarje e çlirimit u festua jashtëzakonisht shumë nga populli sirian.

Udhëtimi nga Homs në Aleppo

Më 14 gusht, ndërsa vazhdonim udhëtimin tonë me një kolegen time, gazetare të pavarur, Eva Bartlett, një përkthyes dhe një shofer taksie hymë në Aleppo duke përdorur një rrugë që mbante emrin  “Rruga Castello”, por që nga disa prej mediave më kryesore njihej si “Rruga e Vdekjes”. Për të arritur në destinacionin tonë udhëtuam me një leje sigurie që na dhanë, me anë të së cilët mund të hynim nga qytetit perëndimor i Homsit, duke përfshirë edhe territoret e ISIS-it, por ku ndodheshin edhe shume grupime të tjera terroriste, prej të cilave duhet të ruheshim nga rreziku për pengmarrje, kështu që shpeshherë na duhej të devijonim rrugën. Më përpara, hyrja në zonat ushtarake brenda Aleppos nuk mund të miratohej pa mbrojtjen dh shoqërimin e Ushtrisë Arabe të Sirisë.

Në Homs kam qënë dëshmitare e asaj çfarë është një pamje e njohur dhe e zakonshme për të gjithë Sirinë: ndërtesat që janë shkatërruar dhe që mbartin shenjat e sulmeve terroriste që vazhdojnë prej vitesh tashmë. Gjithashtu, më informuan se rruga në të cilën ishim duke kaluar dikur njihej si Rruga 60. por tashmë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të terroristëve nga veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, kjo rrugë njihet si Rruga e Vdekjes (Shari el-Maut). Në këto sulme përdoreshin snajperista të punësuar, bomba dhe bomba kamikaze; mesa duket nuk ka pasur kurrëfarë kufizimi për terroristët në mënyrat që kanë përdorur për të vrarë popullin sirian në Homs.

Ndërsa udhëtonim drejt verit në rrugën nga Homsi në Hams mbërritëm në një pikë kontrolli të madhë të Ushtrisë Arabe të Sirisë, një udhëkryq i mbushur me harmoni dhe gjallëri. Ndërsa ishim duke pritur në kontrollin të pashmangshëm të sigurisë, mu dha mundësia që të vrojtoja nga xhami i dritares së taksisë. Megjithatë ishte e ndaluar që të bëje fotografi në pikat e kontrollit.

Pikat e kontrollit të Ushtrisë Arabe të Sirisë janë të zakonshme në të gjithë Sirinë. Qëllimi i tyre kryesor është të kontrollojnë nëse në automjete gjenden eksplozivë dhe armë apo militantë ekstremistë të grupemeve terroriste si ISIS-i apo Fronti Nusra, të cilët mund të jetë duke u përpjekur të kalojnë pa u vënë re nga një qytet i caktuar në një tjetër. Makinat dhe mjetet e tjera të transportit janë përdorur shpeshherë si bomba vetëvrasëse në shumë rajone, veçanërisht në “Lagjen el-Zahra” në Homs, e cili ka qenë në shënjestër shumë herë nga sulme që kanë shkaktuar të plagosurë dhe  të vdekurë të shumtë.

Në këtë pikë kontrolli kalon një numër shumë i lartë dhe i vazhdueshëm i autobuzëve dhe i automjeteve që mbajnë gjënë e gjallë, të cilat kanë për destinacion  Haman ose Homsin.

Shumica e këtyre autobusëve janë të mbushur me familjarë që shtrëngojnë dhe mbajnë fort sendet e tyre, me shumë mundësi janë refugjatë, ndërsa nëpër kamjoncinat e mbushura plot e përplot gjendeshin kuti të ndryshme dhe çanta.

Përpara nesh kaloi një dallgë e madhe me ushtarë të Ushtrisë Arabe të Sirisë. Pavarësisht nga dendësia e madhe e luftimeve në Aleppo dhe provincat që e rrethojnë atë nuk tregojnë gjë tjepër përveçse mirësjellje dhe respekt – kjo është diçka që kam arritur ta vërtetojë në udhëtimin tim katër-javor rrethe përqark Sirisë. Një ushtar që ishte ulur këmbëkryq mbi një transportues tanku, që ishte parkuar në një udhëkryq, në një të nxehtë të padurueshëm teksa priste që të vinin shokët e tjerë për t’iu bashkuar atij, ai në buzëqeshi.

Pajisjet ushtarake të Ushtrisë Arabe të Sirisë ishte në mënyrë të dukshme të dërmuara nga betejat. Armët e tyre mbanin shenjat e luftës dhe nuk ishin zëvendësuar prej një kohe të gjatë tashmë. Dhe ndërsa imazhet publike të luftëtarëve Pavarësisht se militantët e ISIS-it shfaqen me nëpër fotografi me armë dhe furnizime ushtarake të ndryshme që duken si sikur sapo janë nxjerrë nga kutia, shumë ushtarë të Ushtrisë Arabe të Sirisë mbanin veshur çizme dhe uniforma të cilat ishin të prishura deri në gradë të fundit.

Ushtria Arabe e Sirisë është prekur nga sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësdhe Bashkimi Evropian, ndërsa nga ana tjetër brigadat e ndryshme të terroriste të mbështetur nga ShBA-ja, NATO, aleatët e tyre që gjenden në Lindjen e Mesme dhe Izraeli nuk janë prekur nga këto sanksione. Zinxhiri i tyre i furnizimit,  armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të shërbimeve ushtarake turke ka mbetur i paprekur dhe i pathyer për shkak të  kufijve të shkatërruar të Turqisë me Sirinë.

Sanksionet e vëna nga ShBA-ja dhe BE-ja kanë ndikur rëndë në ndërprerjen e çdo eksport-importi që bëhet në rrugë të ligjshme dhe shpesh herë ne kemi parë se këto sanksione kanë treguar efektet e tyre si në infrastrukturën themelore civile, ashtu edhe në furnizimin e armatimeve dhe personelit ushtarak të ushtrisë së ligjshme.

Megjithatë, pavarësisht efektit që kanë dhënë në kanalet ligjore, këto sanksione nuk kanë ndikuar në ndërprerjen e importeve që vijnë për të armatosur dhe dhe për të pajisur “rebelët e moderuar” dhe “forcat opozitare”, gjë që e ka bërë konfliktin të vazhdueshëm. Kur flasim për furnizimin me armatimeve dhe me pajisje ushtarake, ato vijnë si nga Arabia Saudite, Jordania, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nëpërmjet Ballkanit, duke e përforcuar gjithnjë edhe më shumë vazhdueshmërinë e ISIS-i, po gjithashtu armët dhe logjistika ushtarake mundësohen për “rebelët e moderuar” dhe “forcat opozitare” të Sirisë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Turqisë .

Për shembull, konkretisht në muajin prill, në një reportazh të publikuar nga IHS Jane gjendet një listë ku janë listuar të gjitha armët e ShBA-së të cilat janë importuar gjatë muajit dhjetor të vitit 2015 në kufirin Siri-Turqi për “rebelët e moderuar”. Në reportazh, fjalëpërfjalshëm janë përdorur këto shprehje:

“Në listën e mallrave në dokumentin e dërgesës përfshihen armë AK-47, automatikë me qëllim të përgjithshëm PKM, armë me makineri të rëndë DSHK, raketa-hedhëse RPG-7 dhe armë anti-tank 9K111M (ATGË) që përmbajnë sistemet Faktoria. Faktoria është një version i përmirësuar i 9K111 fagot ATGË, ndërsa dallimi kryesor mes këtyre dy modeleve është se raketat e kësaj të fundit kanë një kokë rakete në varg për të mposhtur forca të blinduara shpërthyese reaktive (ERA) me të cilat janë pajisur disa tanke.”

Është e rëndësishme të përmendim faktin se importimi i armëve veçanërisht vetëm për “rebelët e moderuar” në Siri ka ndodhur gjatë kohës që ka qënë shpallur armëpushimi.

Një video e  Deutsche Ëelle, që daton në vitin 2014, tregon shumë qartë sesi periudha e dërgesës së armëve nga Turqia dhe Siria që kishte vazhduar atëherë, vazhdon edhe sot. Në fillimin e videos së DË, gjenden të shkruara këto rreshta:

“Çdo ditë kalojnë kufirin nga Turqia në Siri kamionë të ngarkuarë plot e përplot me ushqime, veshje dhe furnizime të tjera. Ajo që është e paqartë mbetet subjekti i cili ka marrë këto mallëra. Shumë nga transportuesit besojnë se shumica e ngarkesave shkojnë për milicinë e ‘Shtetit Islamik’. Gjithashtu bëhet edhe kontrabandimi i naftës, armëve dhe ushtarëve, ndërsa tashmë dhe vullnetarët kurdë po patrullojnë zonën kufitare në përpjekje për të frenuar furnizimet.”

Është e vështirë që të bësh një ndarje të fraksioneve të ndryshme që kanë krijuar militantët e armatosur. Shumë herë kam kërkuar një sqarim dhe informacion se cili grupim i armatosur mund të ketë qënë përgjegjës për kryerjen e një sulm të veçantë dhe shumica e sirianve më kanë thënë se është e pamundur që të bësh një diferencim të tillë. Sipas civilëve sirianë, të gjitha këto grupe janë të përbëra nga kriminelë, mercenarë dhe terroristë, kështu që titujt e tyre janë të parëndësishëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur me këtë fakt duke e përdorur në favorin e  tyre dhe e kanë përdorur “përzierjen” e grupeve “rebele” si një justifikim për të penguar përpjekjet e ruseve dhe sirianëve për të marrë në shenjestër grupet e caktuara zyrtarisht terroriste, të tilla si ISIS dhe Fronti Nusra, duke qënë se në shumë raste në mesin e tyre gjenden edhe operativët amerikanë. Në këtë situatë, operativët e ShBA-së që gjenden në grupe të ndryshme si ISIS dhe grupe të tjera terroriste janë bërë “mburoja njerëzore” për grupet terroriste që në pamje të jashtme janë në luftë me SHBA-në.

Në një përmbledhje të publikuar në 28 prill nga folësi për Departamentin e Jashtëm të ShBA-së, John Kibry janë regjistruar këto fjalë:

“Jemi në dijeni të faktit se është një mjedis shumë të ndryshueshëm, dinamik sepse aty gjenden shumë grupe të cilat janë në përplasje të shpeshta me njëra-tjetrën. Disa nga këto përplasje janë të qëllimshme për shkak se këto grupe duan që të jenë pranë njëri-tjetrin dhe një pjesë e këtyre përpasje janë thjesht të rastësishme. Dhe kjo është pikërisht arsyeja se pse sulmet në Aleppo dhe rreth tij janë kthyer në një çështje më problematike, sepse është bërë shumë e vështirë për të ndarë disa prej këtyre grupeve nga njëri-tjetri sepse gjeografikisht është shumë e vështirë që t’i ndashë këto grupime dhe të etiketosh njërin apo tjetrin për t’i goditur.”

Përgjatë rrugëtimit tonë për në Aleppo, kemi parë se ushtarët sirianë përdornin automjete të ndryshme për transport – automjete të rrënuara, kamionë që përdoren për transportimin e kafshëve të hapura nga mbrapa, autobuzë të vjetër, vagonë furnizimi me ngjyra të ndezura – megjithatë, pavarësisht kësaj situate ekonomike niveli i respektit dhe admirimit me të cilin civilët sirianë shikonin ushtarët e tyre ishte i pakrahasueshëm.

Pas pikës së kontrollit mes Homsit dhe Hamas gjendet zgjatimi i një rruge, e cila është e njohur për detyrimin e nxjerrjes nga rruga kryesore të automjeteve, makinave dhe autobuzëve nga kriminelët për t’i plaçkitur dhe për t’i rrëmbyer pasagjerët. Pavarësisht rreziqeve që mbart, kjo rrugë është piktoreske, e mbushur anash me misër, ullishte dhe luledielli. Shenjat e para të kafshëve që dukeshin nga peizazhi i gjelbëruar janë të pulave, deleve dhe lopëve.

Ndërsa kalonim nëpër qytetin e al-Salamiah, atje na informuan se rreth 10 kilometra në lindje të rrugës kishin krijuar kampet e tyre terroristët e ISIS-it. Ishte e vështirë të imagjinoje se ndërsa ne shihnim sesi më në lindje shihej një horizont i pafundëm i shkretëtirës, edhe terroristët arrin të na shihnin në të njëjtën mënyrë.

Ndërsa vazhdonim rrugën tonë drejt Aleppos mbërritëm në një zonë e cila ishte shumë më afër ISIS-it ku sipas informacioneve që morrëm, ata ishin vetëm 2 kilometra larg nga vendndodhja jonë. Kur në këtë rrugë pamë se kalonin kamionë, që transportonin furnizime për ushtarët e Ushtrisë Arabe të Sirisë nga Homs për në në Aleppo, arritëm në konkluzionin se këto ishin përforcime për operacionin kundër terroristëve që ndodheshin më në al-Ramuseh, një periferi në jug-lindje të Aleppos.

Ashtu si kamionët e djegur, makinat e përmbysura edhe automjetet që po shkatërrohen pjesë pjesë, ngadalë në të nxehtit që flakëron të shkretëtirës janë shenja të përhershme që tregojnë për këtë luftë të imponuar mbi Sirinë. Kjo ishte një pamje apokaliptike e një vendi shkatërruar nga një tjetër ndërhyrje e NATO-s; rezultatet e një lufte të ndyrë me qëllim “ndryshimin e regjimit” pa i dhënë kurrfarë rëndësie gjakderdhjes dhe dëmet materiale e shkatërruese të shkaktuara ndaj popullit sirian duke shkaktuar kështu një shtet sovran.

Ndërsa po i afroheshim gjithnjë e më shumë periferisë sëë Aleppos arritëm të shohim se si Ushtria Arabe e Sirisë kishte mbyllur rrugën perëndimore që ndiqet zakonisht për arsye sigurie. Për të mbërritur në pjesën lindore të qytetit na drejtuan që të kalonim fillimisht nëpërmjet provincën Khanaser, një qytet në rajonin al-Safira, dhe më pas të ndiqnim rrugën përmes fshatit industrial Sheikh Naxhar; më pas na u sugjerua që t’i bienim rreth e rrotull duke kaluar nëpërmes lagjes Sheih Maksud e cila gjendet nën kontrollin e kurdëve ku më në fund do të gjendeshim në hyrjen veriore të Aleppos Perëndimor.

Ne përshkruam kalimthi në disa nga zonat më të dendura me pushtime të terroristëve, që gjendeshin në pjesën lindore të Aleppos. Me shumë mundësi këto terroristë duhet të kenë qënë nga ntarët e ISIS-it, Frontit Nusra, Ahrar al-Sham, apo edhe Lëvizjes al-Nur al-Zenki, si dhe shumë grupimeve të tjera terroriste. Kjo hartë tregon qartë zonat e pushtuara nga fraksione të ndryshme të kryengritësve të armatosur. Pjesa e ngjyrosur me të zezë përfaqëson zonat e pushtuara nga ISIS; jeshilja: “Forcat e moderuara rebele”; e verdha: kurdët; e kuqja: Ushtrinë Arabe të Sirisë; dhe grija ushtarake: zonat e kontestuara. Kjo hartë është vazhdimisht në ndryshim sidomos për shkak të përparimit të Ushtrisë Arabe të Sirisë, veçanërisht në zonën e al-Ramuseh.

Në këtë pikë ku kishim arritur, “vendodhjet e snajperistëve” u bënë më të dukshme, në të dyja anët e rrugës gjendej e grumbulluar rërë dhe rrënoja të mëdha, në krye disa prej pirgjeve me rrënoja gjendeshin mbetjet e makinave dhe hekurishteve apo fuçive të përdorura si një pengesë për të mbrojtur udhëtarët duke penguar pamjen e snajperistëve dhe zjarrit.

Para se të mbërrinim në Rrugën Castello, u gjendëm një kryqëzim T, dhe shoferi ynë taksie i hutuar hezitoi që të merrte kthesën në anën e djathtë.

Brenda disa sekondave, pranë nesh kaloi një automjet tjetër, në të cilin gjendeshin ushtarë të Ushtrisë Arabe të Sirisë të cilët duke bërtitur na bënë thirrje për të kthyer majtas. Ata na paralajmëruan se duke u kthyer nga e djatha ne do të kishim përfunduar direkt në një zonë direkt të kontrolluar nga ISIS.

Ndërsa gjendeshim shumë pranë hyrjes në Aleppo, jo shumë larg nga zona veriperëndimore e qytetit industrial të Siriane Al-Lairamunin, kaluaam në një pikë kontrolli, ku ushtarët na këshilluan që të mbanim distancë nga automjete të tjera. Ata na shpjeguan se kërkohej që duke mbajtur distancë ndërmjet mjeteve do të mund të ulnin ndeshëm numrin e viktimave në qoftë se një automjet apo një tjetër do të goditej nga ndonjë bombë terroriste.

Pas përleshjeve të ashpra, forcat e Ushtrisë Arabe të Sirisë arritën që në muajin  korrik të rimerrnin në kontroll nga Fronti Nusra dhe Divizioni i 16-të i Ushtrisë së Lirë Siriane Al-Lairamunin. Zona është strategjikisht e rëndësishme sepse ajo kufizohet nga Rruga Castello, e cila është një arterie kryesore për furnizim dhe për armatimin e terroristëve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Turqia. Pasi forcat e Ushtrisë Arabe të Sirisë rimorën nën kontroll këtë zonë u arrit në mënyrë efektive të ndërpritej zinxhiri i furnizimit të subjekteve terroriste nga Turqia.

Në fushat përgjatë rrugës gjendeshin dhjetra bombola të gazit të pashpërthyera, “topat e ferrit” – të cilat zakonisht janë bomba të mbushura me eksploziv, qelq, predha, dhe madje edhe me kimikate. Bombat që nuk kishte mundur të godisnin objektivat e tyre ishin përhapur në sipërfaqe. Këto janë raketat të improvizuara të cilat përdoren çdo ditë në zonat siriane të kontrolluara nga qeveria në Aleppon perëndimor, nga kryengritësit e ndryshme të armatosurë që kanë nën kontroll pjesët lindore të Aleppos.

Shifrat aktuale nga Shoqata Mjekësore Aleppo tregojnë se popullata që gjendet në pjesën perëndimore të Aleppos, e cila kontrollohet nga qeveria shënon në 1.5 milionë civilë. Pretendohet se në pjesën lindore të qytetit, i cili gjendet nën pushtimin e terrorirsteve gjenden rreth 200 mije deri në 220 mijë banorëve të mbetur që jetojnë aty, ku përfshihen edhe antarë të, ose familjarë të antarëve të grupimeve “rebele”, të cilat mbështeten nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, NATO dhe aleatët e tyre në rajon si Arabia Saudite dhe Izraeli.

Bashkëngjitur me këtp informacione, edhe media të këtilla si On the ground Neës, të cilat haptazi dihet se janë simpatizante të “rebelëve” janë shprehur se në Aleppon Lindor nuk ka mbetur më asnjë civil.

Rruga pranë Burgut Qendror të Aleppos

Ne kaluam nga ish Burgu Qendror Aleppo, ku koalicioni i Ahrar al-Sham, ISIS dhe bashkëpunëtorët e tyre patën arritur një rrethimi të tejzgjatur, duke mbajtur ushtarët e Ushtrisë Arabe të Sirisdë bllokuar brenda nga prilli 2013 deri në maj 2014. Sipas një artikulli dritëhedhës të Al-Ahbar të shkruar pas çlirimit të burgut nga forcat e Ushtrisë Arabe të Sirisë të cilat sulmuan nga jashtë, thuhet se kishte dy arsye kryesore për rrethimin:

“Militantët kërkonin që të arrinin dy qëllime dytësore: rekrutimin e disa të burgosurve pas “lirimit” të tyre, dhe të përfitonin nga vendndodhja strategjike e burgut. Ndërsa, qëllimi kryesor ishte që të liroheshin dhjetra të burgosur, shumica e të cilëve (61 për të qenë të saktë) i përkasin Xhund al-Sham.”

Kjo është një tjetër e vërtetë e cila nuk është përmendur kurrë nga media të cilat janë të angazhuara me përhapjen e slloganeve të Departamentit të Jashtëm të ShBA-së si “Esadi duhet të largohet,” “zonë e ndaluar për fluturim”, “të zbresin ushtarët në terren”: ata që pretendohet të jenë “rebelët e modreuar” kanë liruar anë e mbanë Sirisë nga burgjet të burgosurit të dënuar për krime të rënda si përdhunimi, vrasja – në mënyrë që ata të rekrutohen në radhët e ushtrive të tyre terroriste.

Hyrja në Aleppo

Arritëm që të hyjmë në Aleppo duke kaluar mes për mes Sheih Maksud, një lagje nën kontrollin e kurdëve e cila ka qenë sulmuar rëndë nga grupimet terroriste duke përfshirë këtu edhe Divizionin e 16-të të Ëdhe Frontit Nusra. Shkatërrimi i pjesës më të madhe të lagjes ishte aq tronditës sa edhe shkatërrimi i çdo qyteti apo fshati tjetër, që është bombarduar nga zjarri i terroristëve të mbështetur nga NATO me anë të topave dhe një shumëllojshmëri të raketave që njihen si topat e ferrit dhe plumbave shpërthyes dhe raketave që qëllohen nga hedhës dhe pajisjet më të sofistikuara të mundësuara të gjitha nga SHBA-ja.

Megjithatë, pavarësisht se i kanë duart të mbushura me armë, raketa, bombola  gaz, ngrohëse uji, dhe çdo pajisje tjetër të mbushur plot me eksploziv vdekjeprurës dhe materiale të tjera që dëmtojnë në mënyrë të pakorrigjueshme gjymtyrët, këto gjëra nuk theksohen apo edhe përmenden ndonjëherë nga mediat kryesore. Një sirian, identitetin e të cilit kam vendosur ta mbaj të fshehtë, në një shkrim që kam botuar në blogun tim, raporton se:

 “Terroristët përdorin topa vdekjeprurës, plumba shpërthyes, cilindra bombave të gazit që përdoren në kuzhinë si dhe bomba me cilindra të mbushur me ujë të nxehtë, eksploziv shpërthyes, dhe shrapnel dhe materiale të tjera, bobma të cilat ata i quajnë “topat e ferrit”. (Këto armë mund t’i gjeni duke kërkuar në google, ose duke parë videot në youtube) Cilindrat e bombave të gazit që përdoren në kuzhinë janë të përbërë nga çeliku, dhe peshojnë rreth 25 kg. Mendoni që një bombël e këtillë hidhe me top mbi civilët? Dhe për më tepër imagjinoni që këto bombula janë të mbushura me lëndë eksplozive?”

Së fundmi, një mjek vullnetar, Dr. Muhammed Kasim është shprehur për RT kështu:

“Shkurti dhe prilli i vitit 2016 ka qënë periudha më e keqe për Sheih Maksudin. Kemi pësuar me mijëra sulme, na janë hedhur kaq shumë lloje të ndryshme të granatimeve, dhe sipas statistikave të mia kemi pasur gati 800 civilë të vdekur dhe të plagosur, si dhe pjesa më e madhe e lagjjes është shkatërruar pothuajse plotësisht.”

Më datën 20 prill, Koloneli Steve Ëarren, zëdhënës i Operacionit për zgjidhjen e vendosur, në fushatën e SHBA-së kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, gjatë përditësimit të gazetarëve në Pentagon me anë të një takimi nëpërmjet videove nga stacioni i tij në Bagdad ka pranuar se, në atë kohë grupi kryesor që mbante nën kontroll pjesën më të madhe të Aleppos ka qënë Fronti Nusra.

Situata ishte shumë e tensionuar kur ne ishim duke hyrë në Sheih Maksud. Këtë rajon e kontrollonin kurdët, megjithatë ne na këshilluan që të mos bënim fotografi në afërsi pikat të kontrollit ku gjendeshin nga forcat kurde.

Armatimi i fëmijëve

Në mediat kryesore nuk duket pothuajse askund ndonjë lajm që të tregojë se gjatë sulmeve terroriste dhe masakrave të përditshme mbi civilët sirianë nga “rebelët e moderuar” të mbështetur nga perëndimorët në mesin e viktimave ka edhe fëmijë që kanë mbetur të gjymtuar nga këto sulme. Megjithatë po të njëjtat media tregojnë histori të këtilla si ajo e Umran Danknishir – tregime të cilat shërbejnë dhe të përforcuar vazhdën e versionit të tregimeve të NATO-s, pavarësisht burimeve të dyshimta nga të cilat këto lajme mund të vijnë.

Nëse media perëndimore do të ishte me të vërtetë e shqetësuar për fëmijët e prekur nga lufta, përse nuk tregoi të njëjtin reagim agrsiv në korrik të këtij viti, kur Lëvizja al-Nur al-Zenki, një grupim terrorist i mbështetur nga SHBA-ja i prenë kokën një djalë 12-vjeçar palestinez të quajtur Abdullah Isa?

Përse për Departamentin e Punëve të Jashtme të ShBA-së ka qënë e vështirë që të dënojnë pa mëdyshje këtë krim të shëmtuar ndaj një fëmijë të pafajshëm, dhe nga ana tjetër i njëjti Departamenti i Shtetit është më shumë se i gatshëm të shprehet se kjo ngjarje është “fytyra e vërtetë e asaj që po ndodh në Siri”?

Gazeta The Guardian, ka kuotuar këto fjalë të zëdhëndësist të Departamentit të Punëve të Jashtme, John Kirby:

“Ky fëmijë i vogël nuk ka jetuar një ditë të vetme të jetës së tij kur shteti i tij të mos ketë përjetuar luftë, vdekje, shkatërrim dhe skamje.”

Sipas The Guardian, Kirby më tej ka mbrojtur sugjerimin se rasti Umranit duhet të nxisë përpjekjet për të siguruar një armëpushim të gjatë dhe gjithëpërfshirës. Ndërkohë, nuk është ndjerë në asnjë moment nevoja për një hetim paraprak para se ky imazh të shfaqej për publikun për t’u përdorur për propagandën e dizajnuar për të pasur një ndikueshmëri kaq të thellë tek njerëzit.

Prerje brutale e kokës së Abdullahut nuk ka provokuar një thirrje për armëpushim nga Lëvizja al-Nur el-Zenki, apo për një angazhim nga Departamenti i Jashtëm i Shtetit Amerikan për të ndaluar armatosjen dhe përkrahjen e tij vrasësve “të moderuar”.

Ndërsa video e prerjen brutale të kokës së Abdullahit nuk shkaktoi një ndërpreje të mbështetjes së vazhdueshme që ShBA-ja i jep vrasësve e tij; videoja e Umran, të përgjakur dhe të mbuluar me pluhur shkaktoi një sërë thirrjes për ndërhyrje ushtarake, duke përfshirë këtu edhe zonën ku është ndaluar fluturimi, rritjen e kufizimeve për ndihma humanitare, dhe përforcimin e mëtejshëm të sanksioneve.

Është e rëndësishme të kuptojmë se nga ku filloi historia e Umran Dakneshit. Kjo histori ka filluar me publikimin e fotos nga Qendra e Medias së Aleppos, foto e cilaë është fotografuar nga antari dhe militanit i Lëvizjes al-Nur al-Zenki, që ekzekutuan Abdullah Isain, i cili njihet si gazetar fotografik, Mahmud Raslan.

Historia e Umran Dakneshit lë shumë vend për të ngritur pyetje të dyshimta duke qënë se është prodhuar nga dy burime shumë të dyshimta – që me siguri janë përgjegjëse për rastin e Raslanit –megjithatë kjo histori u pranua si e besueshme dhe e denjë për t’u promovuar në masë nga mediat kryesore perëndimore.

Tim Anderson, një akademicien dhe shkrimtar australian, në një artikull që ka shkruar për TELESUR në 31 gusht, i ka theksuar kështu ndryshimet mes dy mënyrave se si mediat kanë vlerësuar historinë e Umranit dhe Abdullahut.

“Imazhet Umranit të vogël, të publikuara nga grupet mbështetëse të xhihadistëve kanë tërhequr një vëmendje e të konsiderueshme në mediat perëndimore, të cilat kanë mbështetur bandat sektare në më shumë se pesë vitet e luftës brutale të terroristëve. Nga ana tjetër, video ku shfaqet vrasja e vogël Abdullahut është lënë mënjanë dhe është injoruar në masë, madje kujtimi i tij është përbuzur duke ngritur pretendimet se djali ishte me të vërtetë 18 vjeç, apo se ishte një spiun pro-sirian i milicisë palestineze Liva al-Kuds.”

Ajo që ndoshta është më shqetësuese në lidhje me krahasimin e këtyre dy historive është abuzimi cinik dhe armatimi i fëmijëve me qëllim që të mbështesin vazhdën e tregimit të ngjarjeve nga media sipas versionit të NATO-s. Kjo gjë është një përdorim në mënyrë të përllogaritur i një fëmije si një instrument psikologjik për të nxitur dhe për të legjitimuar luftën, ndërsa tortura dhe ekzekutimi gjakftohtë i një tjetër është margjinalizuar për të mbrojtur agjentët e SHBA-së që vazhdojnë të mbajnë ende të gjallë atë luftë.

Qyteti i Aleppos

Ndërsa vazhdonim udhëtimin tonë më në periferi të Aleppos, dëmitimet filluan të zbeheshin dhe të ishin më pak intensive. Një atmosferë normaliteti kishte errësuar sado pak terrorin me të cilin ky qytet përballet çdo ditë – si frika që lind nga sulmet e kryengritësve të armatosur selefistë në grupet që përbëhen nga minoritetet fetare që kanë ngritur kampe për strehimit të tyre në kufi në pjesën perëndimore të Aleppo, që gjendet nën kontrollin e qeverisë siriane për t’u mbrojtur nga ekstremizmi i tyre dhe nga kërcënim spastrim  etnik.

Dr. Nabil Antaki është një nga 4,160 mjekët të cilët punojnë në Aleppon Perëndimor, por që megjithatë janë injoruar në masë nga mediat që janë në mbështetje të plotë të NATO-s. Antaki është shprehur se minoritetet, si ato në komunitetin myslimanëve shiitq dhe të krishterëve, janë të tmerruara se në qoftë se Ushtria Arabe e Sirisë do të detyrohet që të tërhiqet nga bandat ndryshme të lartpërmendura si terroriste, kjo do të rezultonte në një situatë të ngjashme me atë të Mosulit në Irak, ku këto minoritete u masakruan.

Sipas Dr. Antakit, këto pakica po bëjnë plane të paparashikuara më parë për t’u larguar nga qyteti në grupime të mëdha në përpjekje për të mbrojtur veten nga një masakër terroriste në qoftë se ata arrijnë të thyejnë mbrojtjen e Ushtrisë Arabe të Sirisë.

Vizita në Beni Zeid

Beni Zeid është një qytezë që gjendet në në pjesën veriore të krahinës së Aleppos, e cila u çlirua nga Ushtria Arabe e Sirisë në korrik të këtij viti, vetëm disa javë para mbërritjes sonë në Aleppo. Përpara se të çlirohej, kjo qytesë ishte përdorur si një trampolinë për hedhjen e predhave vdekjeprurëse, “topave të ferrit” në zonat e banuara në pjesën perëndimore të Aleppos, për këtë arsye kjo ngjarje e çlirimit u festua jashtëzakonisht shumë nga populli sirian.

Informacionet se si u arrit që të çlirohej kjo qytezë mbeten akoma të pazbuluara, megjithatë arritëm që të mbledhim informacionin se edhe pasi Ushtria Arabe e Sirisë e kishte marrë nën kontroll këtë zonë, një javë të tërë janë më pas janë dëgjuar zhurmat e sulmeve ajërore dhe zhurmat e bombave të hedhura.

Gjithashtu, morrëm informacionin se në Beni Zeid se ka pasur një numër të madh të luftëtarëve të frontit Nusra si dhe të Divizionit të 16-të të Ushtrisë Siriane e Lirë. Ushtria Arabe e Sirisë kishte gërmuan tunele pak metra nga pozicionet militante për t’i mundësuar të futeshin brenda para se të fillonin përplasjet e ashpra ballë për ballë në betejat me terroristët për pesë ditë para çlirimit ku më në fund militantët u thyen dhe u dorëzuan, apo u detyruan që të braktisnin këto zona.

Ndërsa ne ishim duke shëtitur përreth vumë re se ende vazhdonte programi përpunimit të minierave Beni Zeid, për këtë arsye neve nuk na u dha mundësia që të kalonim nga rrugët kryesore apo të hynim në ndonjë nga ndërtesat apo strukat snajperistëve të ndërtuara nga fuçi që arrinim t’i shihnim  gjatë  intervale përgjatë rrugës që ndoqëm për këtu.

Në Beni Zeid u takuam me disa ushtarë të Ushtrisë Arabe të Sirisë dhe vullnetarë civilë, që kishin vendosur që të qëndronin në mbrojtje brenda qytetit çliruar ku rrugët dhe shtëpitë pothuajse janë boshatisur të gjitha.

Ihab, një anëtar i forcave siriane vullnetare të njohura si Forcat e Mbrojtjes Kombëtare ka tre djem të cilët janë duke luftuar si ushtarë në Ushtrinë Arabe të Sirisë. Një nga vëllezërit e tij është vrarë tashmë duke luftuar kundër pushtimit të sjellë në Siri nga NATO.

Ndërsa një jë nga tre djemtë e tij lufton nga brenda akademinë ushtarake në afërsi të Al-Ramuseh të Ushtrisë Arabe të Sirisë, djali tjetër është pjesë e e luftimeve të jashtme  kundër kryengritësve terroristë.

Al-Ramuseh është një nga pjesët ku përjetohen konfliktet më të ashpra në Aleppo. Çlirimi i kësaj zone nga ana e Ushtrisë Arabe të Sirisë do të thotë hapje e një rrugë tjetër për në Damask, i ndryshëm nga ai në jug të Aleppos që ka qenë për disa kohë nën kontrollin fraksioneve të ndryshme “të rebeleve të moderuar”.

Ahmedi, një tjetër vullnetar civil ka zgjedhur të jetojë në një shtëpi të bombarduar, nga ku ai mund të mbrojë Beni Zeidin nga çdo sulm i mundshëm terrorist. Ai shprehet se ka zgjedhur të jetojë në këto kushte që nga çlirimi, sepse është i bindur se është detyra tij të mbrojë vendin e tij.”

Ai është munduar që në rrethanat ku ndodhet ta bëjë jetën sa më të rehatshme dhe gjithashtu iu shiste ushtarëve cigare për të pasur të ardhura minimale për të mbijetuar.

Gjatë këtij turneu të shkurtër ne Beni Zeid ne gjithashtu pamë rrënojat e shtëpisë që ishte përdorur si seli e Divizionit të 16-të të Ushtrisë së Lirë Siriane së mbështetur nga SHBA-ja. Në krye të kësaj brigade kishte qëndruar dy vëllezër që mbajnë emrat Jusuf dhe Halid Hajani. Halidi u vra gjatë sulmeve ajrore, ndërsa Jusufi ka mbijetuar.

Divizioni i 16-të është përgjegjës për shumë nga sulmet me raketa mbi zonat e banuara brenda Aleppos Perëndimor, të kontrolluar nga qeveria siriane dhe mbi Sheih Maksudin të kontrolluar nga kurdët.

Këto masakra dhe sulme të egër janë injoruar rregullisht nga mediat të cilat mbështesin vetëm versionet e NATO-s. Gjithmonë janë publikuar raporte të fabrikuara dhe llogari të pabazuaraqë  përkrahin objektivat e shteteve anëtare të NATO-s në Siri duke përfshirë edhe rrjetin e OJQ-ve perëndimore të financuara, të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm mbi opinionin publi në propagandën për “ndryshimin e regjimit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz