BallinaSportNjë rival më shumë për Joshua e Wilder, boksieri “përbindësh” debuton në...

Një rival më shumë për Joshua e Wilder, boksieri “përbindësh” debuton në peshën e rëndë

Të ngjajshme

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 75-81kg), më 18 maj do të debutojë në peshën e rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri Eddie Hearn, që tha se Usyk ka marrë tashmë vendimin dhe pritet që të përballet me një nga Alaxender Povetkin, Joseph Parker dhe Luis Ortiz.

Usyk njihet si “boksieri përbindësh dhe i frikshëm” për shkak të pathyeshmërisë dhe pamjes së tij, një gjigant në ring.

Në karrierën e tij ai ka aritur 16 fitore dhe nuk ka pësuar asnjë humbje, një kandidat i përkryer për peshën e rëndë, ku synon të arrijë të njëjtat suksese. Një rival më shumë për kampionët aktualë të këtij Divizioni, Anthony Joshua e Deontay Wilder.

“Data e debutimit të Usyk në peshën e rëndë është konfirmuar, më 18 maj. Do të duelojë në Amerikë.

3 janë kandidatët në garë: Povetkin, Parker dhe Ortiz, pasi të tjerët janë të zënë në atë periudhë.

Të tre këta boksierë kanë marrë ofertën, të shohim se kush do të pranojë. Ky është një debutim i përkryer për Usyk në peshën e rëndë dhe në rast se fiton do të ngjitë shpejt shkallët për duele edhe më të mëdha”, u shpreh Eddie Hearn.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz