Një person plagos një 38 vjeçar në Shtime, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari në arrati
dp

Lexo edheThiago Silva i matur, i përkrah dy skuadrat në finalen e Kupës së Botës për Klube

Kjo sipas Policisë ka ardhur pas një mosmarrëveshje të mëparshme, e menjëherë pas rastit i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se viktima ka kërkuar ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është hasur nga ekipi i emergjencës së QKMF-së dhe i është ofruar ndihma e parë mjekësore.
“Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Veseli për lajmi.net. /Lajmi.net/

Lexo edheThiago Silva i matur, i përkrah dy skuadrat në finalen e Kupës së Botës për Klube