back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për...

Një muaj paraburgim ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet

Të ngjajshme

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, D.G., A.G. dhe B.S., të arrestuar të martën nën dyshimin për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Marrje të ryshfetit”.

Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar rrjedhën e pa penguar të procedurës penale. Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.G., A.G. dhe B.S., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Hetimi zbuloi se një nga zyrtarët kishte marrë 2,000 euro ryshfet nga një punëkryerës për të përshpejtuar një pagesë nga Komuna.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ofruar bashkëpunim me organet e rendit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ky rast nuk është i izoluar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz