Komuna e Skenderajt dhe IADK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e bujqve të Skenderajt
Komuna e Skenderajt dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë-IADK, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen financiare të projekteve të bujve të Skenderajt.
Marrëveshjen e kanë nënshkryuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Drejtori ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku.
Më këtë rast Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin e dritashëm me IADK-në, si dhe për mundësinë e përkrahjes së bujqve të Skenderajt në projekte në fushat specifike të bujqësisë. Z. Nura tha se edhe kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të jetë vazhdimësi e përkrahjes së bujqve të Skenderajt, në bashkëpunim me organizatën IADK. Ai po ashtu përmendi edhe përkrahjen me subvencione të bujqve që do të realizohet këtë vit, kryesisht në fushën e pemtarisë.
Ndërsa z. Zenel Bunjaku u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur IADK me Komunën e Skenderajt, në realizimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë. Ndërsa në lidhje me marrëveshjen theksoi se Komuna e Skenderajt në vazhdimësi ka qenë e gatshme për të financuar projekte që kanë për qëllim përkrahjen e bujqve të Skenderajt.
Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Komunës së Skenderajt dhe IADK-së ka për qëllim bashkëfinancimin e projekteve specifike në fushën e bujqësisë, konkretisht në ngritjen e serrave, ngritjen e plantacioneve me bimë mjekësore dhe investimet në sektorin e blegtorisë. Vlera totale financiare e kësaj marrëveshjeje është mbi 33 mijë euro, mjete të cilat do të ndahen nga IADK, Komuna e Skenderajt dhe një pjesë nga përfituesit e projekteve në forëm participimi.
Ndryshe, Komuna e Skenderajt në vitin 2017 në kuadër të subvencionimit të bujqësisë do të ndajë fidane të pemëve për bujqit, me të cilat do të mbillen mbi 42 hektarë sipërfaqe bujqësore.