BallinaRegjionaleMitrovicëNjë lagje e Mitrovicës sjell dy kandidatë për kryeministër, Veseli dhe Osmani...

Një lagje e Mitrovicës sjell dy kandidatë për kryeministër, Veseli dhe Osmani u rritën vetëm 300 metra larg me shtëpi

Të ngjajshme

LIVE: Artemis II: Astronautët hyjnë në modulën Orion

Misioni Artemis II do të nisë një ekuipazh prej...

FFK mbron Vedat Muriqi pas kritikave: Sulmet nuk përfaqësojnë vlerat tona

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar përmes një...

FFK në mbrojtje të Muriqit: Fyerjet nuk kanë vend, ai është simbol i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ashpër pas...

Lagjia Bair e Mitrovicës ka sjellë dy kandidatë për kryeministër të Kosovës. Bëhet fjalë për Kadri Veselin dhe Vjosa Osmanin, të cilët vitet e fëmijërisë i kanë kaluar pikërisht në këtë lagje. 

Reporteri.net gjatë ditës ka qëndruar në këtë lagje ku ka biseduar me banorët lidhur me faktin që njëri nga bashkëqytetarët e tyre mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Ata janë shprehur se nuk janë të befasuar lidhur me këtë fakt, duke ditur që Mitrovica gjithmonë ka nxjerrë figura të shquara.

Shkëlzen Hoxha, banor i kësaj lagjeje ka thënë se nominimi për kryeministër i Vjosa Osmanit dhe Kadri Veselit, të cilët i ka quajtur fqinj është diçka shumë domethënëse për ta dhe qytetin e Mitrovicës.

“Me të thënë të drejtën Mitrovica moti është shqu me kuadro të forta në shumë aspekte dhe për faktin se një kohë Mitrovica është llogaritë si kryeqyteti i dytë i Kosovës, për shkak të Trepçës. Mitrovica e ka një veçori se në Mitrovicë jetojnë thuajse e gjithë Kosova, kemi familje prej gjithë Kosovës, prej Gjakovës, prej Ferizajt, prej Kaçanikut. Prej çdo qyteti, mos të flasim për Drenicën dhe për Shalë, të cilët janë më së shumti këtu në Mitrovicë, mirëpo mendoj se kandidaturat për kryeministër, qysh është qyteti i Mitrovicës me këtë bagazh nuk është për t’u çuditur”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në anën tjetër një banore tjetër e lagjes ka thënë se adresimi i problemeve të banorëve të Mitrovicës nuk duhet të varet nga fakti se a është kryeministri mitrovicali apo jo. Nga përvoja e kaluar, ajo thotë se ky fakt nuk ka dëshmuar se është punuar për zhvillimin e kësaj pjese të Kosovës.

“Ne kemi pasë edhe ma herët kandidatë jo, por kryeministër faktikisht, ka qenë Bajram Rexhepi më herët. Por, nuk është se kjo nënkupton diçka për Mitrovicën. Faktikisht Mitrovica ka shumë probleme që mendoj se duhet me u prioritizu, por kjo dmth nuk ndërlidhet me faktin se a është mitrovicali a jo. Një kryeministër i mirë i qet prioritetet e tij, mirret me problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me qytetarët, me mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera ajo./Reporteri.net

Për më shumë shikoni VIDEON:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz