Një grua po synon ta rrëzoj Infantinin nga “froni” i FIFA-s
dp

Lexo edheTifozët e Manchester United rikthejnë banerin ikonik, thumbim për Cityn

Gara për president të FIFA-s mund të bëhet më interesante, pasi UEFA po shqyrton mundësinë e mbështetjes së një kandidateje për ta sfiduar Gianni Infantinon.
Sipas mediumit francez “L’Equipe”, Michele Kang, presidente e klubit Olympique Lyonnais dhe një prej figurave më të njohura në futbollin e femrave, mund të jetë një nga emrat në garën për kreun e FIFA-s.

Një tjetër emër që përmendet është Lise Klaveness, presidente e Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
Lexo edheTifozët e Manchester United rikthejnë banerin ikonik, thumbim për Cityn
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për kandidaturat e mundshme. Zgjedhjet për president të FIFA-s pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm në Rabat të Marokut. /IndeksOnline/