back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeNisma prezanton prurjet e reja: Intelektual dhe profesor universitetesh

Nisma prezanton prurjet e reja: Intelektual dhe profesor universitetesh

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimet e reja.

- Advertisement -

Në Këtë parti sot zyrtarisht kanë aderuar 11 intelektualë me profesione të ndryshme dhe profesorë universitarë. Me këtë rast, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka uruar mirëseardhje të aderuarve. Ka thënë se Kosova është në një udhëkryq dhe duhet dhënë drejtim.

Kosova, sipas tij, ka nevojë më shumë së kurrë më parë për energji dhe intelektualë të fushave të ndryshme. “Në familjen tonë politike do ta keni hapësirën e nevojshme për të kontribuuar. Ne besojmë në aftësitë dhe energjitë e njerëzve tanë. Në duam të funksionojmë si ekip. Qytetarëve të vendit duhet t’u kthehet dinjiteti. Në këto pesë-gjashtë vitet e fundit njerëzit janë dëshpëruar. Nisma nuk bën politika në funksion të një vote”, ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Tutje, Limaj ka thënë se është koha e fundit që të bashkohen njerëzit. “Jemi e vetmja parti e cila nuk ka dhënë premtime të kota. Por, kemi dhënë zotime. Eksperienca e juaj profesionale është jashtëzakonisht e mirëseardhur për partinë dhe vendin”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi ka nevojë për angazhim të sa më shumë njerëzve dhe intelektualëve. Krasniqi thotë se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë dhe duan. Ai ka falënderuar ata për gatishmërinë që po tregojnë për të qenë bashkudhëtarë në këto procese. Intelektualët të cilët aderuan, kanë thënë se i janë bashkuar Nismës vullnetshëm dhe se duan të kontribuojnë në proceset që po kalon vendi. Janë zotuar se me përvojën e tyre akademike dhe profesionale do ta japin kontributin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Më poshtë janë emrat e intelektualëve të cilët i janë bashkuar Nismës për Kosovën: Emrush Thaçi, Nehat Rrudhani, Nevzad Shemsedini, Baki Koleci, Bedri Muhadri, Fadil Osmani, Niman Bardhi, Eglantina Kraja-Bardhi, Berat Hasanaj, Bardhyl Spahiu, Blerim Shehu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz