BallinaRegjionaleDrenasNisma për pajtimin e Bazajt me Lladrovcin: Nuk ishte pajtim, ishte shit-blerje

Nisma për pajtimin e Bazajt me Lladrovcin: Nuk ishte pajtim, ishte shit-blerje

Të ngjajshme

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Nisma për Kosovën theksoi se kandidati i tërhequr për kryetar të Drenasit Naim Bazaj dhe ai i PDK-së, Ramiz Lladrovci nuk ishte pajtim, por shit-blerje, dhe sipas tyre kjo shti-blerje nuk do të ishte problem se njerëzit të drejtë të blejnë e shesin, por i gjithë problemi është se kjo po bëhet me paratë dhe postet publike.

Lexoni të plotë reagimin e Nismës për Kosovën:

“Dje, më 17 nëntor 2016, mediet shkruan, se në Drenas u pajtuan: Bazaj me Lladrovcin. Kjo nuk është e vërtetë. Dyshohet se dje është bërë një shit-blerje, dikush është shitur goxha mirë, dikush ka blerë goxha shtrenjtë? Në këtë Pazar reaguan të mashtruarit, ata që nuk fituan asgjë – qytetarët reaguan në mënyrën e vetë, reaguan pse nuk duan të jenë më monedha kusuritje për interesa xhambazësh.

Se kishte Pazar pak kush dyshon në Drenas, por kush ishte ‘kumbara’ i këtij pazari? Nëse kihet parasysh darka e mësuesve e organizuar para pak dite, të gjitha rrugët e “kumbarisë” të çojnë ke ish Kryetari i PDK-së, sepse autoriteti i kryetarit të tashëm të PDK-së ishte i pa mjaftueshëm për të realizuar këtë Pazar.

Shit-blerja nuk do të ishte ndonjë problem, se njerëzit kanë të drejtë të blejnë e të shiten, por i gjithë problemi është se kjo po bëhet më paratë dhe postet publike. Me paratë e qytetarëve të varfër të Drenasit. Të Drenasit më të varfër të Kosovës! Të varfër me gjithçka, me infrastrukturë, me arsim, me shëndetësi, me punë etj.

Qytetarët e Drenasit e kanë momentin, mbase të fundit, për t’ju thënë JO të gjitha lojërave, të gjitha pazareve që luhen në kurrizin e tyre, që dëmtojnë rendë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve e të atdheut të tyre. Ata këto pazare të pa parim, që rëndojnë mbi ta, mbi të sotmen dhe të ardhmen e tyre, do t’ju thonë njëherë e mirë mjaft. Nuk lejojnë më që të jenë monedha kusuritje për interesa të kusarëve, kushdo qofshin ata.

Drenasi e ka kandidatin e tij i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka qëndruar vertikalisht e ndershmërisht! Dhe ai është Isa Xhemajlaj!

Mbase është koha e fundit që qytetarët e Drenasit, kryetarin e tyre ta zgjedhin me vullnetin e tyre të pa tjetërsuar me mashtrime, me vjedhje apo blerje votash.

Ne, njëzëri kërkojmë, nga institucionet vendore e ndërkombëtare që të na garantojnë vullnetin tonë të lirë!

Pazargji e kumorgji, na leni të qetë në zgjedhjen tonë të lirë! Ne tanimë jemi përcaktuar për Kryetarin tonë!”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz