Nisma pa ndonjë qëndrim për seancën e nesërme
dp

Lexo edheNë Ferizaj 13-vjeçari shkoi me armë zjarri në shkollë, policia: Pronë e prindit me leje – pa fishekë

Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit.
Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.
E nesër mbahet seanca e radhës mirëpo nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës nuk kanë ndonjë qëndrim zyrtar se si do të veprojnë.

Lexo edheNë Ferizaj 13-vjeçari shkoi me armë zjarri në shkollë, policia: Pronë e prindit me leje – pa fishekë
Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku për Indeksonline thotë se vendimin do ta marrin sonte vonë ose nesër para seancës.
”Sonte do të takohemi me kryetarin Limaj, vendimarrje për votim nuk kemi sepse nuk jemi takuar ende, përndryshe vendimin e Gjykatës e respektojmë” ka thënë Izmaku për Indeksonline.
Seanca mbahet nga ora 10:00./Indeksonline/