BallinaLajmeNisma konfirmon numrin e deputetëve

Nisma konfirmon numrin e deputetëve

Të ngjajshme

E papritur, Alaudini e rruan kokën

Pas një sezoni të gjatë, plot emocione dhe super...

Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen edhe shenjat e plumbave

Në vendin ku ndodhi vrasja në një lokal në...

Ancelotti: Brazili më donte që para dy vitesh, nuk e doja një tjetër klub pas Realit

Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka folur...

Të paktën tetë deputetë nga koalicioni PAN janë të NISMA’s për Kosovën, është bërë e ditur nga një komunikatë e Partisë së Fatmir Limajt. 

Sipas kësaj komunikate, bëhet e ditur se Nisma për Kosovën ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë.

“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.

“Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejte pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit”, bëhet e ditur në njoftimin e Nismës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz