BallinaLajmeNisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës, Lekaj tregon...

Nisin punimet në zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës, Lekaj tregon për sa kryhen punimet

Të ngjajshme

Incidenti në Skenderaj, Sami Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi...

Krasniqi: Një katun do e nxirrte një Parlament më të mirë krahasuar me legjislaturën e fundit

Florin Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se...

VV e fillon fushatën nga qyteti i Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje do të nis fushatën zgjedhore të dielën...

Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në...

Sot, në hyrje të Prishtinës filluan punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25.2, segmenti në hyrje të Prishtinës. Ministri i Infrastrukturës me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, inauguruan fillimin e punimeve në këtë rrugë, e cila do ta lehtësojë shumë trafikun në këtë pjesë të Prishtinës.

Me këtë rast ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, duke iu adresuar qytetarëve dhe mediave të pranishme tha: “Sot po e fillojmë zgjerimin e aksit nacional N25.2, që ka impakt pozitiv për qytetarët e Prishtinës, qytetin në përgjithësi dhe në lidhje të korridoreve. Ne jemi zotuar që kudo që ka kërkesa, së bashku me kryetarin e komunës të bashkëpunojmë dhe të jemi në shërbim të qytetarëve, sepse deri më tash nuk ka ekzistuar një bashkëpunim i tillë mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës. Jemi zotuar që bashkërisht t’i zgjidhim kërkesat sa i përket infrastrukturës. Mund të them që ky segment rrugor do të punohet me tërësinë e infrastrukturës nëntokësore, me instalimet e domosdoshme dhe me ndriçim, që kjo lagje të ketë ndriçim me standarde evropiane dhe shpresoj që edhe në të ardhmen me kryetarin të punojmë edhe në projekte të tjera, prandaj urime dhe e gëzofshin qytetarët”, tha ministri Pal Lekaj.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, duke i falënderuar ministrin Pal Lekaj dhe bashkëpunëtorët, për fillimin e punimeve të këtij projekti të rëndësishëm për qytetin, tha se ky projekt do t’i shërbej edhe unazës së madhe të qytetit, e cila është projekt trevjeçar dhe se kjo rrugë do ta ndihmojë jashtëzakonisht qarkullimin në këtë aks rrugor, që është tejet i ngarkuar gjatë tërë kohës.

Segmenti i rrugës nacionale N 25.2, do të jetë i gjatë 600 metra, me katër korsi dhe do të kushtojë 800 mijë euro, kurse punimet në zgjerim të këtij segmenti do të përfundojnë brenda 55 ditësh. /klankosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz