back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeNis shpronësimi i banorëve të Hades dhe Shipitullës

Nis shpronësimi i banorëve të Hades dhe Shipitullës

Të ngjajshme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

Në fund të vitit të kaluar, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj arriti marrëveshje për shpronësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës.

Pjesë e kësaj marrëveshje mes banorëve dhe Haradinajt ka qenë kompensimi i patundshmërive dhe punësimi i një anëtari të secilës familje.

Lidhur me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka bërë të ditur se procedura e kompensimit ka nisur menjëherë pas arritjes së marrëveshjes.

“Procedurat e kompensimit kanë nisur menjëherë pas arritjes së marrëveshjes. Janë procedura te noteri dhe sa zgjasin është çështje individuale e secilit shkak i dokumentacioneve. Sa i përket punësimit, marrëveshja është që të kenë përparësi këta banorë për punësim në konkurset e KEK”, ka thënë Gashi.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Skënder Bucolli nga zyra për informim në Korporatën Energjetike. Ai ka thënë se kjo çështje është në procedim e sipër.

“Nënshkrimi i kontratave për kompensimin e patundshmërive në procesin e zhvendosjes (52 Hektarësh), ku përfshihen zonat kadastrale të Fshatit Hade dhe Shipitull, është në procedim e sipër. Si rrjedhojë, KEK-u është i kënaqur me ecurinë e këtij procesi dhe me numrin kontratave të nënshkruara me banor deri më tani. Ky proces po zhvillohet konform pakove të kompensimit të Operatorit Ekonomik Re-Plan dhe ofertave të përgatitura nga Zyra Ligjore”, tha Bucolli.

Ai është shprehur se KEK-u është duke vazhduar me nënshkrimin e kontratave me banorët e tjerë.

“Sa i përket kompensimeve, Korporata Energjetike e Kosovës në shenjë të vullnetit të mirë, qysh në fillim të këtij procesi ka derdhur mjetet në fondin e mirëbesimit në BQK dhe menjëherë pas noterizimit të kontratave banorëve u bëhet kompensimi i mjeteve. Përndryshe, KEK-u është duke vazhduar me nënshkrimin e kontratave me banorët e tjerë, gjithnjë duke e respektuar zonën me prioritet për t’i mundësuar KEK-ut zhvillimin e lirshëm të veprimtarisë”, shtoi Bucolli.

Ndërsa, sa i përket çështjes së punësimit, Bucolli ka sqaruar se janë në kontakt me qeverinë dhe komunën e Obiliqit për të pritur konfirmimin e zbatueshmërisë së vendimit.

“Kjo çështje është ende në procedurë e sipër, KEK-u është në kontakt me qeverinë dhe Komunën e Obiliqit, me ç’rast jemi duke pritur konfirmimin e zbatueshmerisë së vendimit të ndërlidhur të Qeverisë dhe sapo të kemi zhvillime në këtë drejtim do ju njoftojmë”, përfundoi Bucolli./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz