Nis operimi i fluturimeve sipas orarit në Aeroportin e Prishtinës
BILLI

Lexo edheLushtaku tregon kush është njeriu më i qëlluar për president sipas tij: E kisha përkrah me të dy duart

Në lidhje me këtë ASHNA ka lëshuar një njoftim, ku thotë se ka ndodhur një problem teknik pas reshjeve të shiut. Ndërsa bën të ditur se pajisja në fjalë është kthyer në system rreth orës 19:00.
Ky është njoftimi i plotë:
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit (DVOR/DME) ka dalë nga funksioni si pasoj e depërtimit të ujit në këtë pajisje. Pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

Lexo edheLushtaku tregon kush është njeriu më i qëlluar për president sipas tij: E kisha përkrah me të dy duart
Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar.