Nis mbledhja e LDK’së ku Mustafa ua shpalos deputetëve detajet për Qeverinë e re
03

Lexo edheDy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar takimi i kreut të partisë, Isa Mustafës me deputetët e grupit parlamentar, shkruan Gazeta Express.
Është bërë e ditur se deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa, do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie, duke ditur se i ka disa që kanë votuar kundër në Këshill të Përgjithshëm.

Lexo edheDy pacientë me koronavirus në gjendje kritike
Deri tash kryparlamentarja Vjosa Osmani nuk është parë në selinë e partisë./GazetaExpress/