Punëtorët shëndetësorë janë duke mbajtur grevë para Kirurgjisë në QKUK.
Greva ka nisur nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deir në orën 09:00, raporton Indeksonline.
Grevistët po shprehin pakënaqësitë e tyre me kushtet e punës në shëndetësi, me theks të veçantë për pagën./Indeksonline/

Në grevë aktualisht janë edhe punëtorët shëndetësorë të QKMF në qendër të kryeqytetit.



Sot punëtorët shëndetësorë do të mbajnë protestë paralajmëruese para të gjitha institucioneve shëndetësore.
Protesta paralajmëruese fillon prej orës 08:00 deri në ora 09:00 dhe do t’i shpalosin kërkesat.
