Nipi i Luanit lë pak anash stërvitjet, shkon në një festival në Stuttgart: E meritoj një mbrëmje të tillë!
dp

Lexo edheZidane “çmendet” pas golit të Olises, godet topin nga gëzimi

Ardian Krasniqi bëri një shkëputje të shkurtër nga kampi stërvitor për të marrë pjesë në “Wasenpirsch”, eventin tradicional të zhvilluar në kuadër të festivalit të Stuttgartit.
Boksieri nga Rottweili u paraqit me veshje tradicionale në “Wilhelmer’s Schwabenwelt”, ku mori pjesë së bashku me figura të njohura të sportit dhe showbiz-it, shkruan Indeksonline

“Vij direkt nga kampi stërvitor, ndaj nuk kam shumë bazë për një mbrëmje në Wasen”, tha Krasniqi me humor.

Lexo edheZidane “çmendet” pas golit të Olises, godet topin nga gëzimi
Eventi kishte edhe karakter humanitar, me mbi 100 mijë euro të mbledhura për Hospicin e Fëmijëve në Stuttgart.
Krasniqi rikthehet në ring më 14 nëntor, në edicionin e pestë të “Showdown for Legacy”. Kundërshtari i tij ende nuk është bërë i ditur./Indeksonline/
