back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeNimani: Më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për zgjidhje institucionale

Nimani: Më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për zgjidhje institucionale

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Profesori Artan Nimani ka folur për situatën politike pas përfundimit të rinumërimit të vendvotimeve, duke ngritur dyshime nëse institucionet e reja do të formohen lehtë dhe nëse vendi mund të përballet me një krizë të re zgjedhore.

Ai tha se, sipas ligjit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, presidentja është e obliguar që brenda 30 ditëve të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, por theksoi se edhe në këtë fazë ekziston mundësia e zvarritjeve.

“Në bazë të ligjit, menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, brenda 30 ditëve presidentja e thërret fazën konstituive. Edhe aty ekziston mundësia e zvarritjes, por problemi kryesor mbetet tjetërkund”, tha Nimani.

Sipas tij, shqetësuese janë deklaratat e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe deputetin Dimal Basha, të cilët, siç u shpreh ai, kanë diskutuar edhe vendime të Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi dëgjuar eksponentë të VV-së, përfshirë edhe Dimal Bashën, të cilët diskutojnë edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që këto vendime nuk duhet të diskutohen. Për pasojë, prapë do të mbetet ‘sharra në gozhd’”, u shpreh Nimani.

Ai shtoi se qëndrimet publike të kryeministrit Albin Kurti dhe të subjekteve të tjera politike, sipas të cilave nuk do të votohet asnjë kandidat nga Lista Serbe, mund ta thellojnë bllokadën institucionale.

“Ne i dimë qëndrimet publike të kryeministrit Kurti dhe të subjekteve të tjera politike, që nuk do ta votojnë asnjë kandidat nga Lista Serbe. Për këtë arsye, më shumë po mundohem të besoj se do të kemi zgjedhje të reja sesa zgjidhje”, përfundoi Nimani./teve1

Të Fundit

Sport

ShowBiz