Nico Paz nuk e ka ndërmend të kthehet te Real Madridi

Mesfushori Nico Paz nuk është i etur të rikthehet te Real Madridi në këtë fazë, raporton The Athletic. Qëndrimi i tij mund të ndryshojë nëse merr sigurime për një rol të rëndësishëm te skuadra madrilene, por ato nuk kanë ardhur ende.
Real Madridi e shiti argjentinasin përfundimisht te Como për 60 milionë euro verën e kaluar, por mbajti një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh, e vlefshme vetëm në verën e vitit 2027.
Nëse klubi spanjoll vendos të mos e aktivizojë klauzolën, Como do të ishte i lirë ta shesë lojtarin në mënyrë normale, shkruan Indeks Online. Vetë klauzola e riblerjes, sipas të njëjtit burim, e ndërlikon situatën për çdo klub tjetër që e do Paz-in.
Gazeta spanjolle AS raporton se Real Madridi nuk ka vendosur ende nëse do ta aktivizojë klauzolën, dhe vendimi pritet në pranverë. Kthimi i tij në dritaren e janarit është përjashtuar plotësisht.

Lexo edheKompany s’ka koment rreth Musialës, prioritet është ndeshja e nesërme
Pengesa kryesore për Paz-in është konkurrenca. AS shkruan se Madridi e di që ai kërkon minuta dhe rol të dukshëm, ndërsa në Bernabeu do të ishte në garë me Jude Bellingham dhe Arda Güler, me Brahim Diazin dhe Rodrygon që po ashtu kërkojnë hapësirë.
Paz është 22 vjeç dhe konsiderohet kandidati kryesor për të trashëguar numrin 10 të Lionel Messit te kombëtarja e Argjentinës. Te Como, nën drejtimin e Cesc Fabregas, ai është shndërruar në një nga lojtarët më me ndikim në Serie A.
Këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tetë asiste në Serie A dhe Champions League. Në kampionat, ka tre gola dhe tre asiste. Sezonin e kaluar ai luajti 35 ndeshje në Serie-n A, me 12 gola dhe 6 asiste./IndeksOnline/




