back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNga zero në gjashtë, këta janë deputetët që munguan më së shumti...

Nga zero në gjashtë, këta janë deputetët që munguan më së shumti gjatë korrikut

Të ngjajshme

Gjatë muajit korrik, Kuvendi i Kosovës thirri 14 seanca për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.

Pavarësisht 14 seancave, të pakët ishin deputetët që iu përgjigjen në plotni këtyre thirrjeve, e shumica prej tyre munguan në masë të madhe.

Nga 14 seanca, vet kreu i VV-së, Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm tri herë për ta votuar Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, pasi nga 14 seanca, mori pjesë në 11 prej tyre.

Nga evidencat e marra të siguruara nga kuvendi nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, del se kampion në mungesa është deputeti Zlatan Elek, i cili nga 14 seancat konstituive të korrikut, i huqi të gjitha.

Pas Elekut, në 11 seanca mungoi edhe deputeti i LDK-së, Hysen Çekaj, teksa në katër seanca prej 14 prej tyre mori pjesë Adem Hoxha, pasuar nga deputetja serbe Liljana Stefanoviq që mori pjesë vetëm në pesë seanca, njofton Klankosova.

Si pjesëmarrës në veç pesë seanca ishin edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe ai i AAK-së, Daut Haradinaj.

E ndonëse emri i tij u përfol shumë për pozitën e kryetarit të kuvendit, Fatmir Limaj i Nismës nga 14 seanca, mori pjesë vetëm në gjashtë prej tyre.

- Advertisement -

Të Fundit