BallinaLajmeNga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, financuese të Gjykatës Speciale, do të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut, në Strasburg.

Ndërkohë që Gjykata e Strasburgut ka bërë të ditur se ky rast do të trajtohet me prioritet dhe procedurat do të zhvillohen kryesisht në formë të shkruar, përveç nëse Gjykata e sheh të nevojshme paraqitjen fizike, ky hap vlerësohet pozitiv, që mund të hap rrugë edhe në shqyrtimin e dënimit të tij nga Specialja, me 13 vjet burg.

Si rrjedhojë, kjo u hap rrugë edhe rasteve tjera, që nga funksionimi i Speciales,  janë shtruar si ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut.

“Gjykata e Strasburgut besoj që ka mundësi që edhe të vendos në favor të palëve duke ditur të gjitha këto shkelje që janë bërë, të Shala por edhe të tjerët e që një vendim i tillë mendoj që do të ishte precedent edhe për rastet tjera mandej për shkakun se gjykatat e Strasburgut mundet të jep një vendim me të cilin konstaton shkeljet që janë bërë e të cilat do të jenë precedent për rastet tjera”, tha për RTK, Arbër Istrefi, avokat.

Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut në Kosovë,  nuk ka parashtruar asnjë kërkesë, për shkak se nuk është lejuar nga specialja ta monitorojë procesin nga afër.

“Gjykata speciale nuk e pranon asnjë institucion të Kosovës për çka ka detyrim ndaj saj dhe nuk i përmbush detyrimet sikur gjykatat që janë brenda Kosovës, sepse tërë sovranitetin vendimmarrës e ka bartë në Hagë dhe i ka zhveshur të gjitha instancat gjyqësore  nga çdo vendimmarrje”, tha për RTK, Behxhet Shala, KLDMNJ.

Ndërkohë që Gjykata Evropiane pritet të vendosë, mbi bazë të provave të cilat palët i ofrojnë, një përgjigje nga Strasburgu presin edhe Nasim Haradinaj e Salih Mustafa, të cilët gjithashtu kanë dorëzuar padi për shkelje të të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz