Nga shtatë tifozët e vdekur të PAOK-ut në Rumani, dyshohet se është edhe një shqiptar
dp

Lexo edheTë gjitha prokuroritë do të lëshojnë urdhër hetimi për votat, Pula: Asnjë nuk do të aministohet

Në pamjet e publikuara tashmë në rrjetet sociale, shihet se minibusi me tifozë, godet një kamion cisternë, ku shumë persona kanë ngritur dyshime se shoferi ka hyrë qëllimisht në anën e gabuar dhe ka goditur kamionin.
Të gjithë ishin shtetas grekë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave vinin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini dhe tre nga Selaniku.
Megjithatë sipas mediave në Shqipëri, një nga shtatë viktimat është me origjinë shqiptare.

Lexo edheTë gjitha prokuroritë do të lëshojnë urdhër hetimi për votat, Pula: Asnjë nuk do të aministohet
“Nga 7 viktimat e deritanishme, ndonëse informacione të pakonfirmuar, njëri prej viktimave dyshohet se është shqiptar me origjinë nga Korça, me inicialet V.P.”, raporton “Newsport.al”.