Nga prezantimi në TV e fotot me bikini, në zëvendësministre të Arsimit në Shqipëri (Foto)

Zëvendësministrja e re e Arsimit në Shqipëri, Lorena Haxhiu është një emër i njohur për publikun shqiptar.
Ajo ka qenë imazh i ekranit, pasi në disa media ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu edhe emisioneve të pasditeve.
Zëvendësministrja Haxhiu e keni parë në emisionet e mëngjesit në “Albanian Screen” e “Vizion Plus”.
Lorena Haxhiu është votuar sot nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zëvendësministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.
Ndërkohë që ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë aktualisht në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor.
Në faqen online të këtij shërbimi nuk gjendet CV e Haxhiut, por sipas profilit të saj në Facebook, ajo ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë në Tiranës dhe është 28-vjeçe.
Ndërkohë që prej vitit 2017 është drejtoreshë e Shërbimit Rinor, drejtori në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Lexo edheNis në Gjermani gjyqi më i madh ndaj shqiptarëve për kokainë
Lorena Haxhiu ka qenë dhe personazh i showbizit shqiptar, ku në shumë portale apo media nuk ka nguruar të publikojë dhe fotot me bikini, apo të fotografohet nga paparacët në plazhet e ndryshme të Shqipërisë. /Telegrafi/


















