Pasi rezultatet e zgjedhjeve në Hungari treguan se lideri i opozitës, Peter Magyar, kishte shënuar fitore të thellë, duke i dhënë fund sundimit të Viktor Orbanit dhe partisë së tij të djathtë, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se “nëse në Hungari nuk ka pi më ujë populizmi dhe i ka ardhur fundi, e njëjta duhet dhe mundet të ndodhë edhe në Kosovë, më 7 ose 14 qershor 2026”.
Por, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, “ajo çfarë ndodhi dje në Hungari, në Kosovë ka ndodhur në vitin 2021, më 14 shkurt”.
Tutje Rrustemi ka shkruar; “atë ditë të ftohtë dimri, i dhamë fund keqqeverisjeve 20 vjeçare, korrupsionit e zhvatjes nga brenda, sikurse koncesioneve e nënshtrimit ndaj Serbisë”.