back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeNga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne duhet të ia dimë për nder krejt Kosova, sepse as vetë nuk e di se si ka arritur që ta bindë SHBA-në, që të pranojnë që të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, pa e ndryshu Kushtetutën. Këtë punë e kreu Ramushi, edhe ka merita të veçanta për këtë” -Isa Mustafa, Ish-Kryeministër i Kosovës

Në ditët e luftës në Kosovë, në një kohë kur vendi përballej me dhunë të hapur dhe spastrim etnik, Ramush Haradinaj nuk zgjodhi rrugën e lehtë, as heshtjen, as largimin, zgjodhi frontin.

Ai la gjithçka pas, familjen, rehatinë, sigurinë personale dhe mori mbi vete barrën më të rëndë që mund ta marrë një njeri: përgjegjësinë për lirinë e vendit të vet. Në ditët më të errëta për Kosovën, Ramushi ishte aty ku duhej në luftë, përballë rrezikut, krah vëllezërve të tij e shokëve që besonin se liria fitohet vetëm duke e kërkuar me guxim.

Pas luftës, Ramush Haradinaj nuk u distancua, ai vazhdoi betejën në një front tjetër, ndërtimin e një shteti të fortë e sovran.

Vlerësimet për Ramush Haradinajn nuk kanë ardhur vetëm nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët, por edhe nga figura të rëndësishme të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare. Angazhimi i tij gjatë luftës në Kosovë ishte i njohur dhe i ndjekur nga afër edhe nga faktorë kyç ndërkombëtarë. Këtë e ka konfirmuar ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin, duke bërë të ditur se kontaktet mes Haradinajt dhe agjencive amerikane kishin nisur që në vitin 1998. “Deri në vitin 1999, nuk e kam ditur se CIA kishte kontakt me Haradinaj. Por, atëherë e mësova se kishin kontakt qysh prej vitit 1998,” ka deklaruar Rubin. Wesley Clark, komandant suprem i aleatëve në Evropë, e konsideronte Ramush Haradinaj si një komandant të fuqishëm dhe të pavarur si natyrë.

Një nga momentet më të rëndësishme të qeverisjes së tij “Haradinaj II” mbetet transformimi i

FSK-ja në ushtri, një proces i ndjeshëm, por i realizuar në koordinim të plotë me aleatët perëndimorë dhe pa ndryshime kushtetuese. Ky hap shënoi një pikë kthese historike për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Sot, Ramush Haradinaj rikthehet para qytetarëve me bindjen se Kosova ka nevojë për një qeverisje të fortë, të përgjegjshme dhe qartësisht pro-perëndimore. Në shpalljen e kandidaturës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ai theksoi se vendimi i tij buron nga nevoja për ta nxjerrë vendin nga stagnimi politik, ekonomik dhe diplomatik.

Vizioni i tij ndërtohet mbi katër shtylla kryesore:

1. Anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, 2. Zhvillimin e hovshëm ekonomik, 3. Përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe 4. Ndërtimin e Kosovës si shtet të jetueshëm, jo si vend që braktiset nga të rinjtë e tij.

Kjo kandidaturë mbështetet në një program të gjerë qeverisës, të hartuar me ekspertë dhe të fokusuar në nevojat reale të qytetarëve: punësim dhe paga dinjitoze, energji të sigurt, arsim cilësor dhe shëndetësi funksionale.

Krah lirisë. Krah aleatëve. Krah teje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz