back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeNga Drenasi në Izrael: Lladrovci nis partneritete të reja në teknologji, bujqësi...

Nga Drenasi në Izrael: Lladrovci nis partneritete të reja në teknologji, bujqësi dhe energji

Të ngjajshme

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur vizitën zyrtare në Izrael me një takim me homologun e tij, Haim Bibas, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe nxitja e investimeve.

Postimi i tij i plotë:

Takimet zyrtare i fillova me z. Haim Bibas, Kryetar i Bashkisë së Modi’in-Maccabim-Re’ut, njëherësh Kryetar i Federatës së Autoriteteve Lokale në Izrael që përfaqëson 265 autoritete në tërë vendin, ku theksova mundësitë që i ofron Komuna e Drenasit për investitorët, arritjet dhe sfidat e pushtetit lokal.

Në takim shpreha gatishmërinë për të ndërtuar bashkëpunim me interes të përbashkët, në fushat si pushtetit lokal, bujqësia, kompanitë start-up, teknologjia informative, energjia e ripërtëritshme, planifikimi hapësinor dhe ambienti, etj.

Pas këtij takimi, mora pjesë në seancën solemne të Knesset-it (Parlamentit), kushtuar kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama. Miqësia e dëshmuar e Izraelit në ditët më të rënda për Kosovën, nuk janë për tu harruar. Në Knesset u rikonfirmua miqësia dhe nderimi për shqiptarët, për historinë tonë dhe për besën nga tre krerët më të lartë të Izraelit.

“Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera”, theksoi Edi Rama mes tjerash në fjalimin e tij që u përshëndet me duartrokitje.

Të mirat dhe solidariteti i ndërsjellë gjatë historisë, janë ura të forta me interes të përbashkët për sot e për nesër!

Të Fundit

Sport

ShowBiz