BallinaBotëNga aksidenti humbin jetën dy shqiptarë

Nga aksidenti humbin jetën dy shqiptarë

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Dy persona me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Aksidenti ndodhi në autostradën A14 Bologna – Taranto. Viktimat janë një grua 38 vjeç dhe një burrë 28 vjeç, të dy shqiptarë. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave.

Automjeti i tyre, Renault Clio, u godit në pjesën e pasme nga një makinë Volkswagen Passat. Përplasja ishte aq e fortë, saqë u shkaktoi vdekjen e menjëherë dy shqiptarëve.

Në automjetin e dytë udhëtonin 3 persona me origjinë italo-zvicerane. Dy burra dhe një grua mbetën të plagosur, por gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Autoritetet italiane janë duke hetuar dinamikën dhe rrethanat se çfarë e shkaktoi përplasjen mes automjeteve që rezultoi fatale për dy shqiptarët. Mësohet se 28-vjeçari banonte në Imola, kurse 38-vjeçarja jetonte në Galeata. /tvklan.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz