back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeNexhmendin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin

Nexhmendin Spahiu e quan analfabet Isa Boletinin

Të ngjajshme

Komuna e Mitrovicës Veriore gati për betimin e kryetari të ri

Komuna e Mitrovicës Veriore tashmë është gati për ta...

Dita e fundit si kryetar i Leposaviqit – Lulzim Hetemi gati për ta dorëzuar postin

Lulzim Hetemi ka njoftuar se është gati ta dorëzojë...

Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar...

Protestë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 13 dhjetor në Shkup

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë...

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës nuk e meriton që ta bartë emrin e patriotit, Isa Boletini.

Spahiu ka eskaluar, duke e quajtur analfabet një njeri që njihet si një prej patriotëve më të mëdhenj shqiptar.

“Nuk e di se kush e ka dhënë atë ide që t’i ngjitet emri i një analfabeti universitetit. Ka mundur që t’i ngjitet emri i ministrit të parë të Arsimit në Shqipëri, por është zgjedhur emri i një analfabeti patriot. Unë nuk e mohoj patriotizmin e Isa Boletinit”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.

Kurse hapjen e Qendrës të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ai e ka quajtur si reformim të kësaj partie.

“Është reformim, Vetëvendosje po evoluon, shoqëria kosovare edhe partitë politike evoluojnë. Në konferencat që po mban Lëvizja Vetëvendosje shihet se është hequr flamuri i Shqipërisë. Aty pritet që të vendoset flamuri i Kosovës. Nëse garon në zgjedhjet politike në Shqipërisë do të shihet se sa pinë ujë kjo lëvizje atje, d.m.th sa vota do t’i marrë se filofozia politike sa vërtetë pi ujë në Shqipëri, kjo mund të shihet në rast të zgjedhjeve. Bashkimi kombëtar ka kuptim tjetër. Mund të thuhet bashkim në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Është vullnet i shumicës politike në Shqipëri që Kosova të mbetet e pavarur”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz