back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNexhat Demaku kritikon PDK-në, i del në mbrojtje Vetëvendosjes

Nexhat Demaku kritikon PDK-në, i del në mbrojtje Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Ish- kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku në një prononcim për Gazetën Blic, e ka komentuar si të gabuar kumtesën e Degës së PDK-së në Drenas, në lidhje me mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet për ktyetar të Komunës.

Sipas tij, PDK duhet që ta ftoj elektoratin e VV-së që të votojnë për kandidatin e saj, e jo të merren me punët e brendshme të këtij subjekti politik.

“PDK ja po gabon me VV-në në Drenas. PDK-ja nuk duhet të merret me Degën e VV në Drenas, për çështjen e kandidatit për kryetar, kjo është çështje e brendshme e vet subjektit politik. Ajo që duhet të bëjë PDK-ja gjatë kësaj kohe, duhet t’i njoftoj qytetarët e Drenasit pse kandidati i PDK-së është më i mirë se kundërkandidatët tjerë për kryetar komune”, ka thënë ish- kreu i PDK-së për Drenas.

Sipas tij, dhe në të njëjten kohë, PDK duhet ta ftoj elektoratin e VV-së ta votojnë kandidatin e PDK-së, sikurse elektorati i PDK-së që e ka votuar Shpend Ahmetin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Vetëvendosje, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja për kryetar të Komunës së Drenasit, për shkak se sipas tyre, ish- kryetari Nexhat Demaku, dhe të dënuarit tjerë në rastin “Drenica”, kanë dënuar padrejtësisht.

Ndërkaq, PDK në Drenas sot përmes një njoftimi tha se VV nuk po i bijkoton zgjedhjet për shkak të Grupit Drenica, por për shkak se s’kanë shanca të marrin vota në këtë Komunë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, ku Nexhat Demakun dhe të tjerët i shpalli fajtor, bëri që i pari i Drenasit të japë dorëheqje, dhe t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit