Netflix do të publikojë dokumentarin për Russell Brand-on pas skandalit për dhunim

Netflix do të publikojë nesër, më 13 nëntor, një dokumentar të ri, “Russell Brand: Open Secret”.
Dokumentari eksploron ngritjen dhe rënien e komedianit britanik dhe premiera e tij vjen menjëherë pasi Brand u dënua me dhjetë vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulm seksual, transmeton Indeksonline.
Brand u shpall fajtor më 5 nëntor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tre të tjerave. Ai u lirua nga dy akuza për përdhunim dhe një për tentativë sulmi seksual të pahijshëm. Ai u dënua me dhjetë vjet e gjashtë muaj burgim, më 9 nëntor.
Sipas njoftimit, dokumentari do të përmbajë dëshmitë e njerëzve që e njihnin Brand-on dhe pamje arkivore. Ai do t’u ofrojë shikuesve një pasqyrë të jetës dhe karrierës së tij, por edhe të sfondit të hetimit gazetaresk të kryer nga The Times dhe The Sunday Times në vitin 2023.
Netflix e përshkruan dokumentarin si një rrëfim të udhëtimit të Brand-os nga komedian dhe yll filmi në aktivist politik dhe YouTuber të njohur për përhapjen e teorive të konspiracionit, deri në një çështje penale që tërhoqi shumë vëmendjen e publikut./Indeksonline/

Lexo edheVildane Zeneli ekspozon gjoksin





