BallinaLajmeNesër vazhdojnë bisedimet në Bruksel, caktohen temat e dialogut

Nesër vazhdojnë bisedimet në Bruksel, caktohen temat e dialogut

Të ngjajshme

Endrick do të rikthehet në Real Madrid javën tjetër

Endrick pritet të rikthehet javën e ardhshme në Real...

Duka kujton Fadil Vokrrin dhe pranimin e Kosovës në FIFA!

Si sot, 10 vite më parë u shënua një...

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...
Ministria për Dialog, njofton se nesër dhe pasnesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në agjendë të këtyre takimeve, sipas ministrisë, do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar.

Ajo citohet të ketë thënë se në takimin e nesërm, takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës.

Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik, do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz