BallinaLajmeNesër përfundon numërimi i votave, 20 ditë pas zgjedhjeve

Nesër përfundon numërimi i votave, 20 ditë pas zgjedhjeve

Të ngjajshme

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Nesër do të bëhen fiks 20 ditë që kur qytetarët e Kosovës hodhën votat në kuti. E gjithë kjo kohë iu desh KQZ-së për t’i numëruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë nga QNR-ja se numërimi  i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë nesër, shkruan Reporteri.net

“Janë rreth 27 mijë vota të këtyre kategorive, deri në këto momente të orës 15:00 janë numëruar gjysma e tyre më shumë se 13 mijë. Deri nesër gjatë ditës besojmë se do të përfundojmë numërimin e të gjitha këtyre votave”, ka thënë Elezi.

Këto fjalë të Elezit vijnë pak minuta pasi KQZ-ja vendosi ta hedhë poshtë një ankesë të koaliconit NISMA-AKR-PD, të cilat kërkonin të mos certifikohen votat e ardhura nga Serbia.

Sidoqoftë, procesi i numërimit të votave është konsideruar si i zhagitur, pasi KQZ-ja vendosi dy herë ndarazi që të rinumërohen qindra vendvotime.

Ndryshe, vlen të theksohet se numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht nuk kanë ndikuar në radhitjen e përgjithshme, mirëpo disa prej tyre sollën probleme shëndetësore. Kujtojmë se votat e ardhura nga Serbia çuan në spital rreth 20 persona, të cilët pas kontaktit me ato vota patën shenja alergjie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz