Nesër caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale!
01

Lexo edheSami Lushtaku: Ivanoviqi në shtëpi ne në burg!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike, sipas njoftimit për mediat të presidencës, do të jetë i hapur për media.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin nëntor, sipas afatit të rregullt ligjor.
Lexo edheSami Lushtaku: Ivanoviqi në shtëpi ne në burg!
Po ashtu nesër, presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Ambasadori Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA-së në OKB kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës.