Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës ka bërë inicim disiplinor ndaj zyrtarit të klubit të futbollit Drenica, Granit Koci.
Sipas këtij komisioni, zyrtari i Drrenicës, Granit Koci e ka kërcënuar asistentin e gjyqtarit me fjalët skandaloze: “Nëse nuk fitojmë, ti nuk del i gjallë nga Skenderaj”.
“Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF “Drenica”, Granit Koci. Motivi: Në min 34 për sjellje jo sportive dhe duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit hyn në fushë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe duke dalur nga fusha kërcënon asistenitin e parë. Pas përfundimit të pjesës së parë edhe pse i përjashtuar hyn në korridoret e zhveshtoreve të gjyqtarëve shan, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me disa persona tjerë me fjalët: ‘Nëse nuk fitojmë ti nuk del i gjallë nga Skenderaj’. I njëjti edhe në pjesën e dytë shfrytëzon rastin dhe futet në fushë afër vijës dhe përsëri proteston për vendimin e gjyqtarit të parë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj intervenohet dhe largohet nga stadiumi. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica –Dukagjni.”, njofton Komisioni i Garave i Superligës.
Gjithashtu, inicim disiplinor është nisur edhe për FC Drenica me motivin: “Lëshim në organizim të ndeshjes.”
“Pas përfundimit të pjesës së parë në korridorrin e zhveshtoreve futen persona të pautorizuar të cilët ofendojnë dhe kërcenojnë gjyqtarët. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica–Dukagjni.”, përfundon ky Komision. /Gazeta Express
